Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi: Komentari ligjor i Kushtetutës së Republikës së Kosovës mundëson interpretim më të lehtë të saj

Kuçi: Komentari ligjor i Kushtetutës së Republikës së Kosovës mundëson interpretim më të lehtë të saj

Prishtinë, 12/12/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në publikimin e Komentarit ligjor të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të organizuar nga Shoqëria Gjermane për Zhvillim (GIZ), të autorëve Prof. Dr. Enver Hasani dhe Prof. Dr. Ivan Çukalloviç.

Para pjesëmarrësve të kësaj ceremonie, Ministri Kuçi tha se me kënaqësi merr pjesë në publikimet e librave dhe të publikimeve të ndryshme që kanë për qëllim dhe u ndihmojnë lexuesve në zgjerimin e horizontit të tyre të dijes. Ai tha se me kënaqësi edhe më të madhe merr pjesë në publikimin e komentarëve për ligjet në Kosovë, që ndihmojnë në kuptimin më të drejtë të tyre nga qytetarët e Republikës së Kosovës. 

“Të gjithë ne që jemi juristë e dimë që i kemi dy detyra kryesore, nëse dikush na pyet për një normë, ne duhet ta dimë se ku gjendet ajo dhe nëse e gjejmë, ta dimë ta interpretojmë. Besoj që pas këtij komentari të gjithë qytetaret kur pyeten për 162 nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës jo vetëm që do të dinë t’i gjejnë ato, por do ta kenë ma të lehtë të dinë të interpretojnë”, tha Kuçi.

Duke folur për rëndësinë e këtij komentari, Ministri Kuçi tha se të gjitha komentarët, librat, apo shkrimet e tjera e kanë rëndësinë e vetë, por Komentari për Kushtetutën e Republikës së Kosovës është i një rëndësie primare, duke shtuar se ky komentar ka një rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin e juristëve në Kosovë, ku sipas tij ata tani do të kenë një burim autoritativ dhe të besueshëm për interpretimin e normave kushtetuese. Megjithatë, sipas Ministrit Kuçi përfituesit më të mëdhenj nga ky komentar do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës. 

“Duke qenë se Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një shteti, ajo përmban dispozita që rregullojnë parimet esenciale qeverisëse të cilat i referohen të gjitha fushave të jetës dhe prekin kështu secilin qytetarë të Kosovës”, tha Kuçi. 

Lidhur me debatet e ndryshme që shoqëria zhvillon rreth normave Kushtetuese,  çka garanton e çka jo Kushtetuta, Kuçi tha se fatkeqësisht ndodh shpesh që interpretimet e dhëna nuk janë korrekte dhe kjo ndikon në keq-informimin e qytetarëve. Por me publikimin e këtij Komentari, sipas Ministrit Kuçi në një masë të madhe do të shmanget ky problem sepse edhe pjesëmarrësit në debate, por edhe vetë qytetarët drejtpërdrejtë do të kenë mundësi që të vërtetojnë saktësinë e këtyre interpretimeve. 

Në fund të fjalës së tij, Kuçi vlerësojë punën e bërë nga autorët e këtij komentuari, ndërsa falënderoi GIZ-in për kontributin e dhënë në publikimin e këtij komentuari.

Foto Galeria