Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Marrëveshje bashkëpunimi për funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimit Ekonomik

Marrëveshje bashkëpunimi për funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimit Ekonomik

Prishtinë, 22/11/2013

 U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për përcaktimin e parimeve bazë lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e  Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike, me qëllim të rritjes së efikasitetit në ndjekjen e kryesve të veprave penale, sekuestrimin dhe konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua ngakrerët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Kosovës, Agjencionit Kundër Korrupsionit dhe Agjencionit Kosovarë të Inteligjencës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr.Hajredin Kuçi ka shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e këtij memorandumi që parasheh funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike, që sipas tij është arritur falë bashkëpunimit të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës që merren me rendin e ligjin dhe tha se për institucionet e Republikës së Kosovës është prioritet i prioriteteve luftimi i dukurive negative, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe se në këtë fushë krimet me përfitime ekonomike janë prioritet i veçantë. 
 
Ministri Kuçi falënderoi përfaqësuesin e Thesarit Amerikan për iniciativën dhe ndihmën që ka dhënë në themelimin e këtij institucioni, ndërsa shprehi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike.

 
Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, tha se është ndërtuar infrastruktura ligjore dhe institucionet për menaxhimin e aseteve të konfiskuara dhe se tani përmes këtij memorandumi dotë fokusohemi kryesisht në koordinimin e aktiviteteve lidhur me konfiskimin e aseteve të fituara me vepër penale.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, premtoi që institucioni që ai udhëheq do t’i jep prioritet rasteve të krimeve ekonomike dhe do të jetë me efikas në të ardhmen.

Gary Hyde, përfaqësuesi Thesarit Amerikan në Kosovës tha se është i nderuar që është pjesë e kësaj iniciative dhe vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet tjera, në mënyrë që të shtyhen përpara rezultatet për të cilat i presin, me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare sa i përket shpëlarjes së parave, ndjekjes dhe konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale.

 
Mbështetje për Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe koordinim ndërinstitucional premtuan edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Guvernatori i Bankës Qendrore, Drejtori i Doganave, Drejtori i Policisë së Kosovës dhe Kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar.

 
Koordinatori Kombëtarë do të monitorojë dhe raportojë për punën e institucioneve lidhur me krimet përpërfitime pasurore dhe do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të punës në luftimin e këtyre dukurive negative. Ky Koordinatorë do të shërbejë si pikë kontakti jo vetëm  për institucionetvendore, por edhe për institucionet ndërkombëtare dhe organizatat e ndryshme që dëshirojnë të zhvillojnë hulumtime, apo raportime mbi situatën e krimeve ekonomike në Kosovë. 

Foto Galeria