
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë vendim për themelimin një Task Force të përbashkët me Misionin e EULEX-it në Kosovë. Roli primar i kësaj Task Force të përbashkët është mbështetja e institucioneve të Shërbimit Korrektues të Kosovës në adresimin e të gjeturave që dalin nga Raporti i Progresit për Kosovën i vitit 2013, i lëshuar nga Komisioni Evropian.
Task Forca e përbashkët përbëhet nga përfaqësues të Shërbimit Korrektues të Kosovës, EULEX-it, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Misioni kryesor i kësaj Task Force të përbashkët është të evidentoj dukuritë negative në qendrat e paraburgimit dhe në qendrat korrektuese të Kosovës, duke përfshi edhe qendrën korrektuese në Dubravë dhe të ndihmoj Shërbimin Korrektues të Kosovës në eliminimin e tyre.
Sipas nevojës, kjo Task Forcë ka të drejtë të konsultohet edhe me profesionist të lëmive të tjera në mënyrë që të përfitojë nga ekspertiza e profesionistëve në adresimin e çështjeve që bien nën mandatin e saj. Fushëveprimi i kësaj Task Force të përbashkët përshkruhet në Termat e Referencës që do të shërbejnë si udhërrefyes kryesor i punës për anëtarët e këtij grupi. Kjo Task Forcë e përbashkët merr vendimet e saja me konsensus, ndërsa për punën e vetë do të paraqes raport gjithëpërfshirës dhe rekomandime përkatëse për secilën problematikë të evidentuar në qendrat e paraburgimit dhe në qendrat e tjera korrektuese në Kosovë.
Të gjitha institucionet pjesë përbërëse të kësaj Task Force janë optimist se me ndihmën që do ti ofrohet Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjendja në terren do të përmirësohet dhe vlerësimet e ardhshme do të jenë me pozitive.