
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Zyrtarin Politik të Deskut të Kosovës në Komisionin Evropian dhe njëkohësisht Koordinatorin e Raportit të Progresit Lukas Holub, me të cilin ka biseduar për fillimin e negociatave për nënshkrimin e MSA-së, për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë si dhe për procesin e fundit zgjedhor.
Në takim u vlerësua pozitivisht fillimi i negociatave për nënshkrimin e MSA-së, në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian, ku Zëvendëskryeministri Kuçi u shpreh i kënaqur që tashmë Kosova dhe BE-ja janë duke formalizuar marrëdhënien në mes tyre. Përveç kësaj, Kuçi vlerësoj edhe faktin që pas nënshkrimit të MSA-së, detyrat dhe obligimet do të jenë shumë të qarta, të definuara mirë dhe të precizuara nga afate kohore përkatëse. E gjithë kjo sipas Kuçit do të këtë ndikim pozitiv në mobilizimin e institucioneve të Kosovës për të vazhduar përmbushjen e kritereve që ndërlidhen me marrëveshjen e MSA-së në veçanti, dhe me procesin e integrimit evropian në përgjithësi. Edhe z. Holub u shpreh i kënaqur që BE-ja dhe Kosova tashmë kanë filluar negociatat për nënshkrimin e MSA-së dhe vlerësoj përkushtimin e treguar nga institucionet e Kosovës deri më tani duke u shprehur optimist se çdo gjë pritet të shkojë sipas planit për zhvillimin e negociatave dhe nënshkrimin e MSA-së.
Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Kuçi ritheksoi faktin që forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë vazhdon të jetë ndër prioritetet kryesore të tij si Ministër i Drejtësisë dhe se i njëjti reflektohet si një ndër prioritetet primare edhe në nivelin më të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen këndvështrimet e tyre edhe për procesin e fundit zgjedhor të mbajtur dje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ata vlerësuan shumë lartë dhe pozitivisht rrjedhën e gjithë këtij procesi, me përjashtim të ngjarjeve në Mitrovicën e Veriut për të cilat edhe shprehën keqardhje të thellë. Kuçi dhe Hollub vlerësuan faktin që një numër i kënaqshëm i qytetarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës duke i kontribuar kështu në masë të madhe demokracisë në vendin tonë.