
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi sot ka pritur në takim Kryetarin e Fondacionit për Sundim të Qëndrueshëm të Ligjit (Foundation for Sustainable Rule of Law), Victor Schachter, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në një projekt të përbashkët përmes të cilit do të avancohet dhe funksionalizohet tutje instituti i ndërmjetësimit në Kosovë.
Ministri Kuçi e njoftoi z. Schachter për të arriturat e ndërmjetësimit në Kosovë, ndërkohë që theksoi sfidat të cilat e kanë përcjellë ndërmjetësimin me rastin e institucionalizimit të tij. Më tej, Kuçi përshkroi vizionin e tij për t’a shëndrruar ndërmjetësimin në një preferencë të vërtetë të qytetarit të Kosovës në mënyrë që konfliktet në mes të paleve të mund të zgjidhen më lehtë, më lirë dhe më shpejtë.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi theksoi se ky institut po përmirësohet dita ditës me investimet që po bëhen në ngritjen e kapaciteve të ndërmjetësuesve tanë dhe hapjen e qendrave të reja, gjithnjë e më pranë qytetarit. Në mes tjerash, Kuçi theksoj që ndërmjetësimi konsiderohet ndër betejat e pakta nga e cila dalin dy fitimtarë meqë palët, së bashku dhe me ndihmën e ndërmjetësuesit, arrijnë tek një marrëveshje e zbatueshme lehtësisht në praktikë.
Schachter, u shpreh i kënaqur me të arriturat e ndërmjetësimit në Kosovë dhe njëhërit prezantoj rekomandimet e tij për avancimin e këtij instituti. Scharter ka më shumë se 30 vite përvojë në fushën e ndërmjetësimit dhe u shpreh i interesuar që edhe vullnetarisht të ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë, gjë për të cilën Kuçi e falënderoi. Të dyja palët u pajtuan që të punojnë së bashku në projektin e ri, të marrin për bazë këto rekomandime dhe analizën e Ministrisë së Drejtësisë për avancimin e këtij instituti. Në fund të takimit, Ministri Kuçi shprehu konsideratën e lartë për Schachter lidhur me shumë projekte që ai ka realizuar në baza vullnetare në shumë vende të botës dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar edhe në fuqizimin e ndërmjetësimit në Kosovë.