
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Odës së Noterëve të Kosovës në përbërje të Kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Noterëve, Prof. Dr. Abdulla Aliu, Kryetarja e Odës së Noterëve, znj. Arbena Shehu dhe Noterja znj. Vizhdane Kuçi, me rastin e pranimit të Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, anëtare me të drejta të plota e Unionit Ndërkombëtar të Noterëve.
Ministri Kuçi tha se është lajm i mirë që tani Oda e Noterëve të Kosovës është anëtarësuar në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, duke shtuar që është i impresionuar me punën e noterisë që është bërë në Kosovë.
“Mendoj se për një kohë të shkurtër kemi arritur që jo vetëm ta funksionalizojmë sistemin e noterisë por edhe ta anëtarësojmë në organizata më të larta botërore. Kjo është një motiv shtese për ta arritur kualitetin në noterin e Kosovës dhe besoj që e kemi noterinë më të mirë në rajon, por ne kërkojmë që të bëjmë edhe më shumë dhe ta bëjmë të krahasueshëm me noterët anë e kënd botës. Duhet të nxitemi për punë, të punojmë edhe me shumë dhe të nxisim kualitetin në veçanti me noterët e rinj”, tha Kuçi.
Kuçi tha së është fakt që lëndët kontestimore janë zvogëluar dukshëm nëpër gjykata dhe me këtë rast është rritur numri i punës tek noterët, por edhe pritjet e qytetarëve, ndërsa përgëzoi noterët për punën e bërë. Kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Noterëve, Prof. Dr. Abdulla Aliu, tha se rezultati i pranimit të noterëve të Kosovës në Unionit Ndërkombëtar të Noterëve duhet të na gëzojë ngase është një shkallë e ndërtimit të shtetit tonë edhe në sistemin e noterisë. Ai tha se anëtarësimi është si rezultat i aktivitetit të Ministrisë së Drejtësisë në krye me Ministrin Kuçi, pa të cilin ndoshta nuk do të kishte funksionuar as sistemi i noterisë, jo në këtë fazë që ndodhi tani.
Kryetarja e Odës së Noterëve, znj. Arbena Shehu foli për të mirat që do të sjellë anëtarësimi i Odës së Noterëve të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë. “Të mirat që do t’i gëzojmë nga ky anëtarësim është se noteria e Kosovës do të ketë qasje në të gjitha odat ndërkombëtare të noterisë, do të bëhet shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i noterisë me standarde ndërkombëtare, e drejta për pjesëmarrje në trajnime dhe programe të ndryshme të cilat do të organizohen nga Unioni Ndërkombëtar i Noterisë etj.”, tha Kryetarja Shehu.
Në fund të takimit, Ministrit Kuçi iu dorëzua flamuri dhe simboli i Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, si dëshmi për anëtarësimin e Odës së Noterëve të Kosovës në këtë union.