Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi: Të mbështetet shoqëria në luftë kundër korrupsionit

Kuçi: Të mbështetet shoqëria në luftë kundër korrupsionit

Prishtinë, 14/10/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Fol me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion”, ku u prezantua hulumtimi “Niveli i njohurive  dhe përvojës së zyrtarëve publikë rreth Ligji për mbrojtjen e informatorëve”.

 Në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Maqedonia dhe Mali i Zi.
Me këtë rast Ministri Kuçi tha se Ligji për informatorët është pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Kosova ka bazë të mirë ligjore por në veçanti Ligji për mbrojtjen e informatorëve dhe dëshmitarëve të mbrojtur,  janë dy ligje të cilat e ngritin aktivizimin qytetar, ku shoqëria civile, qytetarët, të punësuarit, në veçanti në ndërmarrje publike mund ta gjejnë vetën në kuptimin e denoncimit të luftës dhe dukurive tjera të korrupsionit”, tha Kuçi. 

Ministri Kuçi tha se Kosova ka bazën ligjore më të mirën në rajon, e cila është e balancuar në parimin e ndjekjes, ndëshkimit dhe parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, duke shtuar se kanë qenë të kujdesshëm sa i përket kësaj. “Si Ministër i Drejtësisë kam proceduar mbi 24 ligje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative në shoqëri, dhe këto ligje janë miratuar në Kuvendin e Kosovës me konsensus nacional. Kemi institucione efikase, por duhet t’i bëjmë funksionale”, shtoi Kuçi. 
Me tej, Kuçi tha se Ligji për informator e ka për qëllim që t’i nxis punëtorët që punojnë në ndërmarrje, në institucione, që të bashkëpunojnë me organet e hetuesisë, e që ta ndëshkojnë shkelësin e veprimeve korruptive dhe që mos të ketë pasoja juridike për këtë. 

Ministri Kuçi e ftojë shoqërinë civile të jetë sa me bashkëpunuese me të gjithë qytetarët dhe me institucionet. “Ju ftojë që të bashkëpunoni edhe me vendet e rajonit, të merrni edhe ekspertizat e tyre, por pikë reference duhet ta kemi Brukselin, ne nuk guxojmë t’ia humbim imazhin shtetit tonë, pasi është e vërtet që në këtë vend ka korrupsion, por njëkohësisht edhe po luftohet korrupsioni, dhe unë kam besim tek qytetarët, prokurorët, gjyqtarët dhe shoqëria civile”, tha Kuçi.

Ministri foli edhe për krijimin e shumë institucioneve për luftë kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve për punë më të mirë për këto institucione, duke veçuar mandatin e përjetshëm për prokurorë, ngritjen e bazës materiale, prokurorinë speciale etj.
Në fund, Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që ka me Lëvizjen Fol dhe me shoqërinë civile në përgjithësi, dhe bëri thirrje për punë të përbashkët në mbështetje të shoqërisë për pengimin e korrupsionit, ngase sipas tij shumë më rendësi është preventiva, se sa dënimi dhe shtoi se nëse si shoqëri jemi të suksesshëm në preventivë, dënimet do të jenë më të vogla.

Foto Galeria