Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Mbështetje unanime në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose të Panelit për Lirim me Kusht

Mbështetje unanime në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose të Panelit për Lirim me Kusht

Prishtinë, 26/09/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka prezantuar për miratim Projektligjin për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës ose të Panelit për Lirim me Kusht, projektligj i cili në mënyrë unanime mori mbështetjen e të gjitha Grupeve Parlamentare. Me këtë rast, Ministri Kuçi ka thënë: “Më lejoni që të paraqes sot para jush, për miratim, Projektligjin për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës ose të Panelit për Lirim me Kusht.

Ministria e Drejtësisë ka hartuar këtë Projektligj në kuadër të prioriteteve për reformimin e sistemit të drejtësisë, si dhe përforcimin e kapaciteteve të Shërbimit Sprovues të Kosovës. Përmes këtij Projektligji kemi synuar krijimin e një sistemi modern që i përgjigjet nevojave të vendit tonë, e që në të njëjtën kohë është model konkurrues në rajon dhe i denjë të përmbush dhe përputhet me praktikat dhe standardet evropiane. 

Qëllimi primar i këtij Projektligji është rritja e sigurisë publike dhe garantimi i ekzekutimit më efektiv të vendimeve të gjykatës dhe të Panelit për lirim me kusht përmes rregullimit me ligj të përdorimit të mbikëqyrjes elektronike përgjatë procesit të zbatimit të drejtësisë penale. E gjithë kjo duke i respektuar plotësisht dhe në çdo kohë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të personave të përfshirë në mbikëqyrje elektronike.
 
Janë disa nga kategoritë e personave për të cilët do të zbatohen dispozitat e këtij Projektligji.

A) Fillimisht, ky Projektligj do të zbatohet për mbikëqyrjen elektronike të personave, ndaj të cilëve me vendim të gjykatës janë vendosur masa e:

•premtimit të të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin;

•ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar; dhe

•arrestit shtëpiak.

B) Në frymë të njëjtë mbikëqyrja elektronike do të zbatohet edhe për personat të cilëve i’u janë shqiptuar dënimet alternative siç janë:

•Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues;

•Dënimi me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga Shërbimi Sprovues.

C) Në kuadër të projektligjit është paraparë edhe mbikëqyrja e personave ndaj të cilëve është shqiptuar:

•urdhri mbrojtës; ose

•urdhri për mbrojtje emergjente.
 ​
Organi përgjegjës për realizimin e Mbikëqyrjen Elektronike do të jetë Shërbimi Sprovues i Kosovës, shërbim ky i shëndrruar në Organ Qendror dhe të pavarur nga Ministria e Drejtësisë tani së fundmi përmes hyrjes në fuqi të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Detyrat dhe obligimet e parapara me këtë ligj do të shtojnë tutje përgjegjësitë e këtij shërbimi, mirëpo ata kanë përgatitjet e duhura profesionale dhe administrative që do t’ju mundësojnë zbatimin me përpikëri të këtij ligji.
 
Për më tepër, mbikëqyrja elektronike do të zbatohet duke u bazuar në dispozitat e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, si dhe do të ketë parasysh shumë parime esenciale siç janë: parimi i ligjshmërisë, mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike, garantimit të lirisë personale të të dëmtuarit nga vepra penale, apo të viktimës, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mosdiskriminimi, proporcionaliteti i mbikëqyrjes elektronike me rrethanat e rastit dhe personalitetin e personit si dhe parimi i objektivitetit dhe efektivitetit.
 
Është shumë e rëndësishme të theksohet fakti që pajisja e cila do t’i vendoset në trup personit nën Mbikëqyrje Elektronike (sipas kushteve me ligj), do të jetë e përgatitur sipas të gjitha standardeve të parapara, dhe e njëjta nuk do ketë asnjë efekt apo imazh negativ në shëndet, përkatësisht në ambientin social të tij. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në ketë pikë duke tentuar që gjithnjë të kemi parasysh të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutën e vendit dhe që në asnjë mënyrë ato të mos cenohen.
 
Nëse flasim në nivel teknik, mbikëqyrja elektronike do të funksionojë me një pajisje elektronike e cila do të jetë e lidhur me sallën operative nga ku do të monitorohet respektimi i vendimeve të Gjykatës dhe Panelit për Lirim me Kusht me të cilat vendime u kufizohet lëvizja personave të caktuar. Në nivel shpenzimesh, jam i lumtur të them që do të ketë ulje të shpenzimeve për kujdesin ndaj personave që janë në arrest shtëpiak, apo atyre që kryejnë dënime të tjera alternative.
 
Monitorimi i tillë padyshim që do të garantojë siguri me të lartë për qytetarët e Republikës së Kosovës, e që paraqet qëllimin më parimor të gjithë kësaj iniciative ligjore. Praktikisht, përmes këtij monitorimi Shërbimi Sprovues do ketë mundësinë që të gjithë personat që janë në arrest shtëpiak, në vuajte të dënimeve alternative, apo nën urdhrin për respektimin e ndalesave të caktuara, të monitorohen drejt për së drejti dhe 24 orë në ditë.
 
Me këtë rast, çdo tendence për kryerjen e veprës së re penale, apo mos-respektim i rregullave do të neutralizohet menjëherë nga organet për zbatimin e ligjit, respektivisht Policia e Kosovës e cila do të jetë e informuar automatikisht përmes qendrës së mbikëqyrjes. Përmes kësaj forme të mbikëqyrjes këta persona do të jenë nën mbikëqyrje të përhershme dhe kjo do të shërbejë që të evitohet çdo shkelje eventuale që do të rrezikonte sigurinë e personit dhe personave tjerë.

Rendësi tjetër e Projektligjit, që patjetër se duhet të ceket, është fakti që do të inkurajohet shqiptimi i më shumë  masave alternative dhe dënimeve   me kusht, në raport me masat e paraburgimit dhe dënimeve me burgim, mirëpo gjithmonë vetëm për rastet kur e parasheh ligji në fuqi. Para se të përfundoj, më duhet të shtoj se ky projektligj është hartuar nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente dhe përgjegjëse për zbatim të këtij projektligji dhe në finalizimin e tij kanë dhënë kontribut të çmuar edhe EULEX-i, dhe institucionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë, komentet e të cilëve janë shqyrtuar me kujdes dhe inkorporuar në ligj me po aq kujdes. Ky Projektligji përmban 5 kapituj me gjithsej 21 nene.  

Foto Galeria