
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e tetë të Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave, i cili u kryesua nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Ministri Kuçi informoi të pranishmit për vlerësimin e sistemit të ristrukturuar të drejtësisë penale që është një kriter i kërkuar. Kuçi me tej njoftoi për hapat që janë marrë dhe kriteret që janë plotësuar nga Ministria e Drejtësisë dhe njëherësh bashkëpunimin që kanë pasur me Këshillin Gjyqësor dhe Prokorurial, si dhe institucionet tjera për përmbushjen e këtyre kritereve.
“Gjatë këtij viti kemi bërë një strukturim të plotë të drejtësisë penale në Kosovë, duke bërë një reformë e cila ka pasur dhe ka nevojë ta bëjë një vlerësim në kuptimin pozitiv për dobinë që kemi pasur nga kjo. Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, përfshirë këtu edhe 15 institucionet tjera të cilat presin vlerësimin deri në fund të tetorit që përputhet në tërësi me atë që kërkohet nga mekanizmi i përbashkët, e që pas publikimit të fazës së parë, do të kemi një raport të përbashkët jo vetëm me vendorët por edhe me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë, EULEX-in dhe të tjerë”, ka thënë Kuçi.
Ministri Kuçi theksoi progresin që është arritur në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, me ç’rast janë marrë hapa konkret në përmirësimin e kushteve duke ngritur kapacitetet e stafit dhe profesionalizmin e tyre. “Këtë vit kemi përmirësuar dhe miratuar në Kuvendin e Kosovës Ligjin e ri për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar për çështje penale, kemi funksionalizuar databazën e të dhënave me mbështetje të USAID-it, dhe besoj që tani kemi një rritje të konsiderueshme të efikasitetit të Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar”, tha Kuçi.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi tha që pret marrëveshje të reja në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe se janë në rrugë të mbarë për t’i përmbushur kriteret deri në fund të tetorit të këtij viti që kërkohen nga Ministria e Drejtësisë në fushën e rendit dhe ligjit.