Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim lamtumirës znj. Osnat Lubrani, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovës, me rastin e përfundimit të misionit të saj dhe Përfaqësuesin e Përhershme në ardhje të UNDP-së në Kosovës, z. Andrew Russell
Me këtë rast, Ministri Kuçi ka falënderuar znj. Lubrani për kontributin e saj të dhënë në kuadër të UNDP-së dhe për mbështeten që UNDP-ja po jep për institucionet e Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Drejtësisë.
Po ashtu, Ministri Kuçi ka siguruar që bashkëpunimi i mirë i institucioneve të Kosovës me UNDP-në do të vazhdoj edhe në të ardhmen, ndërsa z. Russell i urojë punë të suksesshme në misionin e tij të ri dhe i premtoi bashkëpunimin e plotë të tij dhe të institucioneve tjera të Kosovës.