
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti Francez i përbërë nga Senatori Jean-Pierre Michel dhe Senatori Patrice Gerald, të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të grupit të miqësisë Francë-Kosovë, të cilët ishin të shoqëruar nga
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet. Zëvendëskryeministri Kuçi fillimisht i falënderoi senatoret francezë për vizitën e tyre në Kosovë dhe për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon të japë, sidomos nëpër proceset në të cilat po kalon Kosova. Senatoret francez kanë thënë se kanë vëzhguar situatën në Kosovë tashmë një kohë të gjatë dhe mendojnë që Kosova është shembull i mirë në rajon për progresin që ka bërë.
Në takim është biseduar edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Kosovë, ku lidhur me këtë senatoret francez thanë se presin implementimin e kësaj marrëveshje dhe daljen në zgjedhje të serbëve në mënyrë që ata të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës.
Ministri Kuçi tha se Republika e Kosovës ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë vlerat e demokracisë dhe paqes, duke premtuar kryerjen e gjitha obligimeve të dedikuar për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.
Me tej, Ministri Kuçi ka njoftuar senatoret për veprimet e institucioneve të Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit, krijimin e infrastrukturës ligjore moderne dhe me standarde ndërkombëtare, pavarësinë e gjyqësorit etj.
Është biseduar edhe për mundësin e anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë Ndërkombëtare të Juristeve, thellimin e bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës dhe atij francez dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të universiteteve të Kosovës dhe atyre të Francës.