Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Liria e Shtypit: Të drejtat, përgjegjësitë dhe interesi publik

Liria e Shtypit: Të drejtat, përgjegjësitë dhe interesi publik

Prishtinë, 28/08/2013

Hajredin Kuçi dhe Bernd Borchardt 

Nuk ka kurrfarë dyshimi: shtypi i lirë është themeli i çdo demokracie, në veçanti i demokracisë së brishtë ose të asaj në zhvillim. Së bashku me zgjedhjet, ai është mjet kryesor i llogaridhënies. Zgjedhjet mbahen një herë në katër vjet. Qeverisja bëhet për çdo ditë. Pra, duhet të ketë shtyp të lirë që t’i mbajë përgjegjës zyrtarët qeveritarë dhe publikë ndërmjet zgjedhjeve. Shtypi i lirë, kur vepron për mbajtjen përgjegjës të zyrtarëve qeveritarë apo publikë, duhet të veprojë në emër të popullit, ta përfaqësojë interesin publik. 
Shtypi i lirë është shpesh shumë i fuqishëm. Shumë gazeta në shumë vende kanë botuar tregime të cilat kanë zbuluar tejkalim politik, veprim pa vend apo mashtrim. Shumë herë kjo ka çuar tek dorëheqjet individuale dhe kolektive, tek ndryshimet e politikave ose reformat legjislative. Këtë duhet ta bëjë shtypi i lirë: t’i këqyrë me kujdes zyrtarët publikë dhe kur gjërat bëhen në mënyrë të gabuar apo bëhen në atë mënyrë që e dëmtojnë interesin publik, ta informojnë opinionin për atë.
Në Kosovë ka shumë gazetarë të mirë të cilët e bëjnë pikërisht këtë – hetojnë tregime që mund ta dërmojnë interesin publik, për interesin publik.

Kjo nuk do të thotë që shumë elemente të shtypit në Kosovë nuk kanë ndikim: ato kanë ndikim. Ato e krijojnë opinionin publik, ato e përpilojnë agjendën. Ato i shesin tregimet për të cilat është i interesuar opinioni. Por a veprojnë ato gjithmonë në interesin publik? A është më mirë që opinioni ta dijë kush është dëshmitari në një gjykim dhe çfarë thotë ai, ose a është dënimi përfundimtar i keqbërësit ai që vërtetë i shërben interesit të opinionit? Përgjigja në këtë pyetje duhet të jetë e thjeshtë. 
Është qartë në interesin publik që institucionet e sundimit të ligjit, të cilat ende janë në hapat e tyre të parë, të lulëzojnë.  Është qartë në interesin publik që ligjet e reja të Kosovës të lejohen të lëshojnë rrënjë.

Historia ligjore në Kosovë po bëhet rregullisht. Së fundi pamë zbatimin e marrëveshjes së ndërgjyqësisë në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore. Së fundi pamë përfundimin e gjykimit për dëshmitarin e parë bashkëpunues të shtetit. Së fundi pamë që Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit vendosën në mënyrë efektive dhe pastaj e vërtetuan jurisprudencën e re të Kosovës (duke e përkufizuar kuptimin e ligjeve të ndryshme në praktikë) – mbi kërcënimin e dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë përmes komenteve publike.

Sistemi juridik i Kosovës, si edhe sistemet e tjera juridike, mbështeten në dëshminë e dëshmitarit. Dëshmitarët për nga natyra janë njerëz të lëndueshëm dhe shpesh të brishtë. Ata shpesh frikësohen nga dhënia e dëshmisë. Është në interesin publik – në interesin e Kosovës – që t’i mundësohet secilit dëshmitar që ta japë dëshminë e tij. Fatkeqësisht, duket që po ndodhë e kundërta: kërcënimi i dëshmitarëve është i përhapur në këtë vend. Ajo që për disa njerëz duket si lojë, për njeriun i cili përpiqet të arrijë drejtësinë kur nevojitet është kërcënim me jetë. Një dëshmitar që ka marrë vendim të rëndësishëm për të dëshmuar dhe për ta arritur drejtësinë duhet të lavdërohet e jo të kërcënohet publikisht për guximin e tij. Kërcënimi i dëshmitarit nuk bëhet vetëm duke e kërcënuar personin drejtpërdrejt. Në një vend si Kosova, vetëm një publikim lidhur me parimet morale të dëshmisë së tij është kërcënim i mjaftueshëm që ai të mos pranojë të dëshmojë nga frika për jetën e tij. Është për të ardhur keq që kjo ka ndodhur në Kosovë. Shumë gazetarë mendojnë që po i shërbejnë interesit të opinionit duke botuar informata që duhet të mbahen të fshehta, siç janë dëshmitarët, të dyshuarit ose ndonjë informatë tjetër për hetimin ose gjykimin. Megjithatë, vërtetë në shumë vende anekënd botës ekziston standardi që në raste të tilla përparësi t’i jepet procedurës gjyqësore. Vendet e tjera të rajonit i kanë Kodet e Shtypit që e pranojnë këtë. 

Për shembull, në Bosnjë dhe Hercegovinë Kodi thotë në mënyrë specifike që Gazetat dhe botimet periodike duhet në përgjithësi t’i shmangen identifikimit të dëshmitarëve në gjykimet e krimeve të luftës, si edhe identifikimit të të afërmve dhe miqve të tyre. Kodet e Shtypit të Norvegjisë, Austrisë, Shqipërisë, Danimarkës dhe Bullgarisë kanë që të gjitha dispozita të ngjashme lidhur me  intimitetin e personave të përfshirë në procedura gjyqësore. 

Kjo është bërë sepse interesi i opinionit vërtetë mbështetet në realizimin e drejtësisë, duke e parë ndëshkimin e autorëve të krimeve dhe duke e parë shoqërinë duke u zhvilluar me një shkallë më të ulët të krimit. Ndërsa vërtetë është në interesin e opinionit që të dijë më shumë për disa gjykime të mëdha, përparësi duhet t’i jepet realizimit të drejtësisë. Një gjykim i drejtë është gjykimi që është i drejtë në raport me opinionin, me qytetarët. Nuk është e drejtë që opinionit t’i mohohet e drejta për të pasur drejtësi duke i kërcënuar publikisht dëshmitarët, duke e penguar të provuarit dhe gjykimet, në emër të popullit. 

Me fuqinë e lirisë së shtypit vjen po ashtu edhe përgjegjësia. Nga aspekti moral dhe etik është e gabuar dhe e papërgjegjshme që të botohen emrat e dëshmitarëve, fotografitë dhe të dhënat personale, të cilat do të mund të shkaktonin frikë për jetët dhe familjet e tyre dhe ta tronditnin opinionin publik deri në atë masë sa ta pengojë drejtësinë. Aktet e tilla i de-motivojnë njerëzit që të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet gjyqësore, ndërsa institucionet janë duke u përpjekur shumë që t’iu besohet ky bashkëpunim. Është e pafalshme dhe e turpshme që të botohen informata të pasakta lidhur me ata dëshmitarë. Kjo e dëmton interesin publik të zhvillimit të institucioneve të fuqishme të sundimit të ligjit në Kosovë. 

Nuk ka vend për polemikë. Ka hapësirë për gazetari hetuese. Por nuk ka vend për kërcënim me paramendim të dëshmitarëve, të atyre të kaluar, aktual dhe të ardhshëm.  Nuk ka vend për pengimin e drejtësisë që të bëhet në emër të popullit, të cilët janë vërtetë ata që mezi presin ta shohin një gjykim të suksesshëm dhe një ndëshkim të keqbërësit. Populli i Kosovës meriton më shumë. Institucionet tona gjyqësore, të cilat ia kushtojnë jetën luftimit të krimit, meritojnë më shumë. Populli i Kosovës është i interesuar ta shohë realizimin e drejtësisë. Institucioneve gjyqësore duhet t’iu mundësohet ta bëjnë këtë.