Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Sqarim në lidhje me Projektligjin për plotësimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë

Sqarim në lidhje me Projektligjin për plotësimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë

Prishtinë, 30/07/2013

Në lidhje me shkrimet e fundit të botuara në disa prej gazetave ditore dhe portaleve informative rreth hartimit të Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, Ministria e Drejtësisë me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, publikon këtë sqarim:

Ministria e Drejtësisë ka propozuar në Programin Legjislativ të vitit 2013, hartimin e  Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, duke marr parasysh nevojën që ky ligj të harmonizohet me dispozitat e Kodit të ri Penal të Kosovës, propozimet nga Agjencioni Kundër Korrupcion, si dhe në pajtim edhe me rekomandimet nga Komisioni Evropian.

Në procesin e hartimit të këtij Ligji, Ministria e Drejtësisë është siguruar që të konsultojë, para së gjithash Agjencionin Kundër Korrupsionit si institucion kryesor për zbatimin e këtij ligji, si dhe të gjithë akterët e tjerë që kanë interes në këtë fushë, duke insistuar veçanërisht në përfshirjen sa më të madhe të shoqërisë civile. 

Drafti i parë është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me AKK-në, është dërguar tek të gjithë akterët dhe është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë, në pajtim me Rregulloren e Qeverisë për konsultim me publikun. Të gjitha komentet dhe rekomandimet e pranuara janë shqyrtuar me kujdes nga grupi punues.

Ministria në bashkëpunim me UNDP-në, ka organizuar punëtori dy ditore gjatë muajit Prill 2013, ku kanë marr pjesë përfaqësues nga: Agjencioni Kundër Korrupsion, EULEX, OSBE, UNDP, Prokuroria e Shtetit, KGJK, Policia e Kosovës, Agjencia për Mbrojtjen e të dhënave personale, ZKM, MAPL, përfaqësues të shoqërisë civile nga organizata FOL, Qohu, dhe gjithashtu nga ana e UNDP-së është siguruar prezenca e një eksperte të jashtme të kësaj fushe, Milena Minkova.

Pas përfundimit të punëtorisë, Ministria e Drejtësisë përsëri ua ka dërguar draftin të gjitha institucioneve pjesëmarrëse për komente dhe sugjerime, si dhe ekspertëve të Këshillit të Evropës, të cilët në qershor 2013, kanë qëndruar në Kosovë për analizimin e legjislacionit kundër korrupsion.

Vlen të theksohet që Ministria e Drejtësisë çdo ndryshim, apo propozim për ndryshim, e po ashtu edhe rekomandimet e fundit nga Zyra e Shefit të Misionit të EULEX-it, i ka përcjellë tek Agjencioni Kundër Korrupsion, për të marr mendimin, komentet dhe rekomandimet e Agjencionit. Në kuadër të rindarjes së detyrave është ndërruar edhe zyrtari përgjegjës për hartimin e këtij projektligji.

Duhet theksuar se deri më tani Projektligji për plotësimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, nuk është proceduar asnjëherë për miratim tek Ministri, pasi ende është në fazën e finalizimit nga zyrtari përgjegjës për finalizimin e këtij projektligji, dhe në pajtim me rregulloren për hartimin e legjislacionit vetëm pas finalizimit nga zyrtari përgjegjës/grupi punues, projektligji dërgohet për miratim tek Sekretari dhe Ministri, për procedim të mëtejmë në Qeveri.

Çështja e formularëve të deklarimit të pasurisë është element kyç i cili nuk është finalizuar në këtë fazë të hartimit të projektligjit. Ministria e Drejtësisë ka pranuar komente të ndryshme dhe kundërthënëse për këtë çështje nga institucionet dhe ekspertët e ndryshëm të BE-së, në njërën anë dhe nga organizatat jo-qeveritare në anën tjetër. 

Ndërkohë që kjo çështje mbetet të vendoset në fazat më të vonshme të hartimit të ligjit, pas shqyrtimit të plotë dhe të vëmendshëm të të gjitha argumenteve për dhe kundër, Ministria e Drejtësisë do të sigurohet që të respektojë standardet më të larta Evropiane si prioritet në lidhje me këtë çështje dhe të kujdeset gjithashtu për të respektuar kërkesat për transparencë të plotë të këtij procesi.