Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Qeveria e përkushtuar në reformimin e administratës publike

Qeveria e përkushtuar në reformimin e administratës publike

Prishtinë, 18/06/2013

Reformimi i Administratës Publike në Republikën e Kosovës, është një prej prioriteteve dhe objektivave të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Në këtë drejtim janë bërë shumë punë deri me tani, por mbetet edhe shumë për tu bërë, që administrata publike në Republikën e Kosovës të përmbush të gjitha kriteret për një administratë profesionale, të pavarur dhe në shërbim të qytetarit, kështu tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në takimin e Grupit të veçantë për Reformën e Administratës Publike.

Ai tha se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që krahas përmbushjes së obligimeve tjera të agjendës europiane, të përmbush edhe të gjitha kriteret për reformimin e administratës publike, duke i kushtuar shumë rëndësi fuqizimit të kapaciteteve administrative për zbatimin e prioriteteve për integrim europian, në pajtim me Planin e Veprimit për MSA dhe Planin e Veprimit për RAP dhe shtoi se në këtë drejtim kujdes i veçantë do t’i kushtohet ngritjes së strukturave administrative për zbatimin e acquis të BE-së, si dhe fuqizimin e strukturave administrative për transpozimin e acquis të BE-së.

Zëvendëskryeministri theksoi që në zbatim të Strategjisë për Reformën e Administratës Publike dhe planit të veprimit për zbatimin e kësaj strategjie janë miratuar një numër i akteve ligjore duke filluar me Ligjin e Shërbimit Civil, Ligjin për Pagat e nëpunësve Civile, Ligji për Administratën Shtetërore, si dhe aktet përkatëse nënligjore për zbatimin e këtyre ligjeve.

Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi besimin që në koordinim me Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Administratës Publike, ministritë dhe institucionet tjera vendore e ndërkombëtare, do te arrijnë të tejkalojnë të gjitha sfidat dhe vështirësitë dhe të përmbushin objektivat për reformimin e administratës publike.

Foto Galeria