
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtarë të Romëve, e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra e Kryeministrit.
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se, sa herë flitet për komunitetin Rom dhe të drejtat e tyre shpesh të cunguara, duhet të flitet në kontekst ndërkombëtar dhe jo vetëm vendor. Sipas tij, në Kosovë Romët nuk gëzojnë kushtet ideale për jetën e tyre, ashtu si një pjesë tjetër e popullatës, por që ato janë duke shkuar drejtë përmirësimit dita-ditës.
“Duhet thënë se të rralla janë vendet të cilat kanë Strategji në nivel Qeveritar për t’u përkujdesur për realizimin deri në 100% të të drejtave të komunitetit Rom. Kosova tashmë e ka këtë. Madje, duhet rikujtuar që diskutimi për implementimin e kësaj strategjie është ngritur në dy nivele akoma më të larta se ai qeveritar: është diskutuar për implementimin e saj edhe në Dialogun për Liberalizimin e Vizave dhe në Dialogun e Strukturuar për Sundim të Ligjit”, tha Kuçi.
Zëvendëskryeministri tha se, në këtë ditë dua të rikthej vëmendjen e komunitetit Rom tek arsimi, edukimi dhe ngritja intelektuale e pjesëtarëve të tyre, duke shtuar se në Kosovë ka shumë hapësirë për pjesëtarët e komunitetit Rom të arsimohen, edukohen e emancipohen në shumë dimensione të mundshme shoqërore, por pa rrezikuar ato që në komunitetin e tyre njihen si vlera të përbashkëta, traditë dhe kulturë.
Në fund, Zëvendëskryeministri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon çdo ditë që të garantohet niveli më i lartë i respektimit të të drejtave të njeriut. Ai shtoi se kjo nuk është vetëm deklarative, por janë krijuar edhe shumë mekanizma për të siguruar që kjo të zbatohet edhe në praktikë.