
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri dhe Kryeshefi i Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar (AAPSK), Rrahim Rama, sot kanë pritur në takim Drejtoreshën e Zyrës për Asistence Teknike të Thesarit Amerikan, Carol Kelley dhe Gary Hyde, Këshilltar i larte për Krime Ekonomike.
Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi i projektit dhe asistencës të ofruar nga Zyra për Asistencë Teknike e Thesarit Amerikan për mbështetjen e Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar.
Zëvendësministri Ymeri tha se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave është shumë i rëndësishëm në ngritjen e agjencionit dhe shpreson që me ndihmën e miqve, ky agjencion do të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kryeshefi i Agjencionit Rrahim Rama, prezantoi punën e këtij agjencioni, duke i njoftuar mysafiret me të arriturat brenda një viti pune. Me këtë rast, ai falënderoi për ndihmën e dhënë këtij agjencioni, Zyrën e Asistencës Teknike të Thesarit Amerikan. “Ne kemi shkëmbyer ide dhe përvoja të ndryshme, ide këto të cilat na kanë ndihmuar shumë në punën tonë. Një bashkëpunim shumë të mire e kemi edhe me Ambasadën Amerikane e cila na kanë ofruar ndihmë përmes ekspertëve të kësaj fushe, ndërkohë që kemi ndjekur edhe shumë trajnime në këtë drejtim. Gjithashtu vlerësim pozitivë për punën e Agjencionit kemi marrë edhe nga Komisioni Evropian”, tha Rama.
Përfaqësuesit e Zyrës për Asistence Teknike të Thesarit Amerikan thanë se janë të kënaqur me progresin e arritur të Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, ndërsa prezantuan përvojat e vendit të tyre sa i përket administrimit të pasurisë se konfiskuar.
Sa i takon bashkëpunimit me institucionet tjera, Kryeshefi Rama tha se kanë një koordinim të mirë dhe bashkëpunim efektiv me të gjitha institucionet që ndërlidhen me punën e këtij agjencioni. Duke folur për këtë bashkëpunim, ai njoftoi se agjencioni bënë administrimin e vetëm asaj pasurie e cila është në qarkullim juridik, përfshirë asetet të cilat janë brenda territorit të vendit. Ndërkohë, ai i njoftoi se Agjencioni për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është në rolin e vëzhguesit në rrjetin ndërkombëtar Karin.