Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi prezantoi të arriturat e Qeverisë në rrugën drejtë integrimeve europiane

Zëvendëskryeministri Kuçi prezantoi të arriturat e Qeverisë në rrugën drejtë integrimeve europiane

Prishtinë, 19/03/2013

Sot është mbajtur takimi i Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, i organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në këtë takim, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka marrë pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Zëvendëskryeministri Kuçi tha: “ Me lejoni të shpreh gatishmërinë e Qeverisë së  Republikës së Kosovës për procesin integrues në Union Evropian me fokus te veçantë në vitin 2013 në dy drejtime, në plotësimin e kritereve që kanë të bëjnë me marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe me kriteret që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave. Të dy këto kritere paraqesin prioritete për Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe mund të prezantoj para jush që Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht institucionet tona kanë plotësuar kriteret afatshkurtra, dhe tani jemi të fokusuar në kriteret afatmesme për çka presim të marrim një rezultat pozitiv. 

Në këtë drejtim përveç që kemi nxjerr Ligjin që ka të bëjë me mbrojtjen e dëshmitarëve, kemi bërë edhe ligje të tjera, si Ligji për konfiskimin e pasurisë i fituar me vepër penale, strategjinë anti-korrupsion dhe veprime të tjera, për çka e falënderoj Kuvendin e Kosovës dhe partitë tjera për mbështetje. Kemi nxjerr edhe udhëzimet administrative apo legjislacionin dytësor për implementimin e këtyre ligjeve. Po ashtu, me lejoni të theksoj se Policia e Kosovës ka intensifikuar angazhimin e vet në luftimin e krimit të organizuar, vetëm gjatë pjesës së dyte të vitit 2012 ka bërë mbi 329 investime, mbi 120 operacione policore dhe mbi 382 të arrestuar. Policia e Kosovës është e angazhuar edhe në kufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore apo kufizimit të qarkullimit të drogës, për çka mund të themi se ka rezultate të prekshme dhe tani kemi mbi 392 të dyshuar, 249 të arrestuar dhe 179 të dënuar nga gjysma e dytë e vitit 2012. Ne kemi rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e hetimeve. Ne veçanti kemi punuar për bashkëpunim të veçantë me EULEX-in, duke përfshire edhe kriterin për ruajtjen e kompetencave në Prokurorin Speciale, ashtu siç është kërkuar në procesin e Stabilizim Asocimit. 

Kemi nënshkruar një kompakt marrëveshje me EULEX-in në këtë drejtim dhe tanimë kemi angazhime të veçanta për monitorim të EULEX-it në rekrutimin e proceseve e emërimeve të larta, në veçanti në Shërbimin Korrektues të Kosovës, në Policinë e Kosovës, e po ashtu edhe për gjyqtar dhe prokuror. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial janë prezent dhe më lejoni të theksoj se kanë kryer obligimet e veta në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në fillimin e strukturës së re organizative dhe në zbatimin e ligjeve, në veçanti të dy kodeve, atij penal dhe të Procedurës penale. Ne kemi bërë angazhime edhe në fushën e reformës së administratës publike dhe me 7 dhjetor 2012 kemi miratuar edhe legjislacionin dytësorë. 

Mbrojtja e minoriteteve ka qenë një prej prioriteteve tona dhe tani kemi një komision për monitorimin e implementimit së bashku me ambasadorin e Greqisë dhe disa ministra përkatës të cilët kujdesen për trashëgiminë kulturore në Kosovë e në veçanti atë serbe. Në procesin e liberalizimit të vizave janë marrë hapa konkret në plotësimin e atyre kritereve që dalin nga udhërrëfyesi dhe prej 95 sosh tanimë kanë mbetur 68 dhe presim që do të ketë angazhime konkrete deri në qershor të këtij viti për implementim. Politika e emigracionit dhe regjimi i vizave janë procese që tanimë janë vendosur në Republikën e Kosovës dhe kjo do të respektohet në veçanti duke arritur suksese deri në qershor apo deri në takimin e Këshillit të Ministrave. Qeveria e Republikës së Kosovës pret plotësimin e detyrave dhe e dinë se ka detyra që duhet t’i kryej bashkë me akterët tjerë vendor, por pret edhe një rezultat pozitiv në procesin integrues të Kosovës në Unionin Evropian, pa marrë parasysh faktin se janë disa shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por procesin integrues e kanë mbështetur dhe besoj se do të kemi rrugëtim të dyanshëm në këtë proces”.  

Foto Galeria