Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Vazhdon ndihma drejt ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës

Vazhdon ndihma drejt ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 11/03/2013

Sot, është mbajtur takimi strategjik i Këshillit Drejtues për Projektin për Ngritjen e Kapaciteteve CDF (Capacity Development Facility), i cili si qëllim kryesor ka mbështetjen e institucioneve publike të Kosovës në nivel qendror, komunal, si dhe agjencitë qeveritare në fuqizimin e institucioneve demokratike të vendit. 

Projekti CDF zbatohet që nga viti 2004 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Viteve të fundit Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë ka qenë dhe mbetet donatori më i rëndësishëm i këtij projekti. Për këto nëntë vite projekti ka mbështet me këshilltarë  shumë Ministri të Qeverisë së Kosovës, zyrën e Presidentit, zyrën e Kryeministrit, zyrën e Krye-parlamentarit, si dhe agjencitë e pavarura shtetërore. Këta këshilltarë krahas rolit këshillëdhënës kanë ndihmuar në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore nëpër institucionet përkatëse. Këshilltarët e CDF kanë ndihmuar institucionet e Kosovës të përparojnë në përmbushjen e kërkesave në kontekst të procesit të integrimit evropian dhe reformave të administratës publike.  

Ky projekt do të vazhdojë t’i përkrah institucionet publike të Kosovës edhe për një periudhë tre-vjeçare, gjatë të cilës zhvillimi i kapaciteteve do të përqendrohet në avancimin e procesit të integrimit evropian, sundimit të ligjit, reformës së administratës publike dhe në zhvillimin e qëndrueshëm  të burimeve njerëzore brenda institucioneve qeveritare.

Në takimin e Këshillit Drejtues morën  pjesë: z. Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë, znj. Osnat Lubrani, Përfaqësuesja Rezidente e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), z. Luan Shllaku, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), z. Jan Braathu, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, z. Slobodan Petroviç, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Gëzim Kasapolli, Zëvendës-ministër i Integrimit Evropian, dhe Mahir Yağcilar, Ministër i Administratës Publike. 

Pjesëmarrësit e këtij takimi vlerësuan lartë kontributin e këtij projekti, bashkëpunimin e ngushte ndërinstitucional dhe mirëpritën vendimin për vazhdimin e tij dhe veçanërisht fokusimin e kësaj mbështetje në fushën e integrimin evropian dhe reformës së administratës publike. 

Foto Galeria