Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Kuçi prezantoi punët e bëra në përmbushjen e kritereve afatshkurtra të dala nga Studimi i Fizibilitetit dhe Dialogu i Strukturuar

Ministri Kuçi prezantoi punët e bëra në përmbushjen e kritereve afatshkurtra të dala nga Studimi i Fizibilitetit dhe Dialogu i Strukturuar

Prishtinë, 25/02/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot prezantoi para Komisionit për Integrime Europiane të Kuvendit të Kosovës, rreth përmbushjes së kritereve afatshkurtra të dala nga Raporti mbi Studimin e Fizibilitetit dhe Takimit të Dialogut të Strukturuar të mbajtur ne Prishtine me datë 12 Shkurt 2013. 

Ministri Kuçi, në këtë takim njoftoi të pranishmit për veprimet e ndërmarra që kanë kontribuar në plotësimin e kritereve afatshkurtra,   

Fillimisht Ministri Kuçi theksoi se Kodi i ri penal dhe ai i Procedurës penale kanë ashpërsuar dukshëm luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ai tha se është miratuar edhe Strategjia kundër korrupsionit dhe Ligji për Konfiskimin e Pasurisë, si dhe Ligji për shpëlarjen e parasë, që sipas Ministrit do të kontribuon në përmbushjen e kritereve afatshkurtra në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e kritereve afatshkurtra  të evidentuara në Studimin e Fizibilitetit.

Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ministri Kuçi përmendi amandamentimin e Ligjit për parandalimin e  financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave, por edhe Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit kundër Krimit Ekonomik. Ndërsa në rrafshin ndërkombëtar në kuadër të luftës së krimit të organizuar, Kuçi tha së Ministria e Drejtësisë ka bërë shumë për të bashkëpunuar me vendet e ndryshme. “Janë bërë më shumë se 20 ekstradime vetëm gjatë periudhave të fundit, mbi 100 kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike, në të cilat rreth 80% janë raste të krimit të organizuar”, theksoi Ministri Kuçi dhe shtoi se Kosova ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të pakusht madje edhe me vendet që nuk e kanë njohur akoma Kosovën. 

Ministri Kuçi theksoi bashkëpunimin me EULEX-in, si njeri nga kriteret afatshkurtra të dala nga Studimi i Fizibilitetit, duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimi me të cilën parashikohen të gjitha fushat dhe forma e bashkëpunimit në mes te Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it. 

Ministri Kuçi shtoi se janë gjithashtu duke amandamentuar një sërë ligjesh të cilat synojmë t’i përafrojmë akoma më tepër me legjislacionin e BE-së, përfshirë këtu Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik etj.

Duke folur për Ligjin për Amnistinë, Ministri Kuçi tha se është duke u punuar  në një draft të Ligjit për Amnisti dhe shtoi se mundësitë e keqpërdorimit me këtë ligj janë inekzistente. Sipas tij, amandamenti i propozuar Kushtetues kërkon që ligji për Amnistinë të miratohet vetëm me 2/3 të votave të të gjithë deputetëve dhe që nevojitet një konsensus i përgjithshëm shoqëror për të amnistuar çfarëdo kategorie të kryesve të veprave penale. Ministri tha se ligji i propozuar, përjashton nga amnistia shumë kategori të krimeve, përfshirë këtu krimet kundër të drejtës ndërkombëtare, krimet e luftës, korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe krimet kundër integritetit seksual. 

Foto Galeria