
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në ditën e parë të vizitën në Mbretërinë e Bashkuar është takuar me Helen Grant, Zëvendëssekretare e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Mbretërisë së Bashkuar dhe me Ministrin për Evropë, David Lidington.
Gjatë takimit me Zëvendëssekretaren Grand, Zëvendëskryeministri Kuçi prezantoi prioritetet e përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veçanti aktivitetet kryesore në kuadër të sundimit të ligjit. Rëndësi e veçantë iu dha reformës së gjyqësorit, përfshirë këtu ndryshimin e strukturës së gjykatave e prokurorive dhe ndërtimin e arkitekturës së re të legjislacionit në Kosovë.
Gjithashtu, Kuçi prezantoi disa nga idetë e tij për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit, prokurorisë dhe fushave të tjera të sistemit të drejtësisë.
Zëvendëskryeministri Kuçi në takim me Ministrin e Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, David Lidington, ka diskutuar për çështje të ndryshme rreth rrugës së Kosovës drejt integrimit Evropian dhe rolit të Britanisë së Madhe në këtë drejtim.
Në këtë takim u vlerësua lartë angazhimin i Kosovës në dialogun me Serbinë, marrëveshjet e arritura dhe implementimi i tyre, po ashtu u përmendën edhe çështje me rëndësi rreth sundimit të ligjit. Palët biseduan për bashkëpunimin e Kosovës me EULEX-in dhe institucionet tjera të BE-së, me ç’rast Zëvendëskryeministri Kuçi rikujtoi sukseset e përbashkëta të EULEX-it dhe institucioneve vendore në shumë sfera. Ai nënvizoi nevojën për transformimin e EULEX-it, si dhe transferimin e kompetencave tek vendorët. Zëvendëskryeministri Kuçi përmendi disa sfera në politikën e jashtme të Kosovës në të cilat Mbretëria e Bashkuar mund të ndihmojë me angazhimin e tyre.