
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm, drejtoret e departamenteve, agjencive dhe zyrave të Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri Kuçi nga drejtoret ka kërkuar përkushtim më të madh, në mënyrë që të mos ketë lëshime eventuale gjatë punës. Ministri ka kërkuar po ashtu, që secili drejtor të përgatit objektivat kryesore të punës që i parasheh për t’i realizuar gjatë këtij viti. Para së gjithash, Ministri kërkoi që Ministria e Drejtësisë të përcaktojë objektiva të cilat reformojnë pjesë të caktuara të sektorëve në kuadër të përgjegjësive të saj, rritjen e efikasitetit në punë dhe politikat zhvillimore të Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri ka rikujtuar rëndësinë e realizimit të programit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë të paraparë për këtë vit dhe fillimin e punës në harmonizimin e ligjeve. Megjithatë, ai veçoi se viti që po vjen duhet të jetë vit i implementimit të politikave që Ministria i ka krijuar këto dy vitet e fundit.
Ministri Kuçi, po ashtu ka kërkuar angazhim me të madh në informimin e opinionit publik lidhur me kompetencat dhe përgjegjësit e Ministrisë së Drejtësisë. Lidhur me këtë, Ministri Kuçi tha se qytetarët duhet të jenë të informuar së Ministria e Drejtësisë është institucion i pavarur ekzekutiv dhe nuk ka asnjë kompetencë në gjykata dhe prokurori.