
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministria e Drejtësisë ka pas performancë shumë pozitive në menaxhimin e financave të saja, kështu u tha sot nga anëtaret e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publikë të Kuvendit të Kosovës, në dëgjimin publik për shqyrtimin e raportit të auditimit të Pasqyrave Financiare të Ministrisë së Drejtësisë për vitin e përfunduar.
Vlerësim pozitiv për punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë, në veçanti nga Ministri Kuçi, në menaxhimin e financave të saja, e dha edhe përfaqësuesi i Auditori Gjeneral pjesëmarrës në këtë dëgjim publikë.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, shprehi kënaqësinë që raporti i këtij viti lidhur me menaxhimin financiar, është shumë me i mirë se ai i vitit paraprak. Ai tha se ka ulje të dukshme të shpenzimeve në telefonin fikse, karburante etj. Tha se analiza financiare në Ministrinë e Drejtësisë bëhen në baza javore, duke përmendur publikimin e çdo shpenzimi të MD-së në baza javore, që bëhet në ueb-faqen e saj. Ministri tha se kanë caktuar menaxheret e kontratave të ministrisë, duke mos lejuar një person të jetë menaxher i më shumë së një kontrate, sipas tij, kjo është bërë në mënyrë që kontratat të mos jenë në duar të vetëm disa individëve.
Ministri Kuçi tha së një premtim tjetër i tij i bërë vitin e kaluar e që është realizuar, është bartja e investimeve kapitale nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Administratës Publike. Duke folur për subvencionet, Ministri tha se ka kërkuar që të ulet buxheti për subvencione për Ministrinë e Drejtësisë, me arsye që nuk është i nevojshëm buxhet aq i madh sa ka qenë për këtë kategori.
Ministri tha së Ministria e Drejtësisë është e para ministri që ka GPS në veturat e saja, ku kontrollohet çdo lëvizje e tyre, ndërsa vetura 24 orë mund të përdoret vetëm me autorizim të ministri. Ai tha se çdo herë ka reflektuar nga dyshimet që janë paraqitur nga ndonjë deputet, gazetar etj., për ndonjë parregullsi në Ministrinë e Drejtësisë, duke vepruar konform ligjeve ndaj personave përgjegjës.
Ministri Kuçi tha se përkundër përmirësimeve të dukshme që janë bërë me menaxhimin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, aty ka ende vend për përmirësime dhe ftoi për një bashkëpunim më të gjerë në përmirësimin e mëtejmë të këtij shërbimi.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi tha se të gjitha rekomandimet e dala nga Raporti i Auditorit të Përgjithshëm janë reale dhe se ka bërë një planë të veprimit për të përmbushur ato rekomandime.
Sipas opinionit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAGJ), Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Drejtësisë, në të gjitha aspektet materiale prezantojnë pasqyrim të drejtë dhe të vërtetë. Sipas ZAGJ-së, Ministria e Drejtësisë ka opinion të pakualifikuar, që është kualifikimi më i lartë.