
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Pas mbylljes së suksesshme të fazës së tretë të riprovimit të Noterisë, Ministria e Drejtësisë sot ka organizuar ceremoninë e certifikimit edhe të 39 noterëve.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi tha se gjashtë muaj pas fillimit të funksionimit, sistemi noterial sot po funksionon mirë, sipas tij kjo është dëshmuar me shërbimet që noterët kanë ofruar për qytetarët.
Ministri Kuçi tha së Ministria e Drejtësisë dhe ai do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të plotë për noterët, po ashtu, do ta kenë edhe mbikëqyrjen e plotë të punës së tyre, që sipas Ministrit Kuçi ajo të jetë ligjore dhe kualitative. Ai tha se pret nga noterët të bashkëpunojnë edhe me institucionet e tjera të drejtësisë, ndërsa qytetarëve të ju ofrojnë shërbime sa më të mira dhe profesionale.
Ministri premtoi që shumë shpejt do të aplikojnë që Oda e Noterëve të Kosovës të jetë anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi ka falënderuar Komisionin vendor dhe ndërkombëtar të provimit të noterisë, Oden e Noterëve të Kosovës, Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, Institutin Ndërkombëtar për Studime të Avancuara të Noterisë dhe Zyrën Zvicerane, për punën e tyre të bërë në funksionalizimin e sistemit noterial në Kosovë.
Për rendësin e sistemit noterial folën edhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani. Ata thanë se sistemi noterial ka sjell freski dhe efekt në punën e gjyqësorit, duke liruar këta të fundit nga disa përgjegjësi që ka pasur deri me tani, ndërsa premtuan mbështetje në kompletimin e infrastrukturës ligjore dhe bartjen e kompetencave nga gjyqësori të noterët.
Michel Merlot, Drejtor i projektit zviceran për mbështetje të sistemit noterial të Kosovës, pasi foli për rendësin e sistemit të noterial, shprehi shpresën e tij që Kosova shumë shpejt të jetë vendi i 84 anëtar në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë.
Ceremoninë e certifikimit të noterëve e ka përshëndetur edhe Kryetarja e Odes së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu.
Me certifikimin e 39 noterëve të bërë sot, tani sistemi noterial i Republikës së Kosovës ka gjithsej 79 noterë.