Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi në Forumin ministror BE-Ballkan Perëndimor kërkoi respektim të standardeve juridike para atyre politike

Kuçi në Forumin ministror BE-Ballkan Perëndimor kërkoi respektim të standardeve juridike para atyre politike

Prishtinë, 06/11/2012

Në sesionin e dytë të Forumit të ministrave të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që po mbahet në Tiranë, e që është  organizuar nga Bashkimi Evropian, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, para të pranishmëve tha se temat e këtij Forumi janë shumë të rëndësishme në punën e përditshme të shteteve të rajonit, për të arritur të ideali i tyre parësor, që sipas tij është sundimi i plotfuqishëm i ligjit dhe integrimi evropian.

Ministri Kuçi pasi vlerësoi temat që u diskutuan në sesionin e parë të Forumit, e që ishin çështja e liberalizimit të vizave, procesi i stabilizim-asociimit, trafikimi me armë dhe droga, diskutimin e tij e fokusoi të çështja rreth bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ku sipas tij është një çështje të cilës ai dhe Ministria e Drejtësisë i kanë dhënë prioritet të veçanet.
“Kosova tashmë po vazhdon vrullshëm procesin e negocimit të marrëveshjeve bilaterale me shumë shtete, kryesisht anëtare të BE-së. Tashmë kemi finalizuar marrëveshje bilaterale me disa prej tyre,  gjithashtu i kemi punuar edhe marrëveshjet me shumë vende të rajonit e të cilat së shpejti do të finalizohen”, tha Ministri Kuçi.

Ministri Kuçi tha së përkundër punës së madhe që po bëhet rreth bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, Kosova ka edhe sfidat e saja rreth këtij bashkëpunimi, që sipas tij janë mungesa e të qenit anëtarë të Këshillit të Evropës dhe sfidat që paraqiten nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Mirëpo sipas Ministrit, Kosova po shqyrtojë mundësinë e ratifikimit të Konventave të Këshillit të Evropës për Ekstradim, Ndihmë të Ndërsjellë Juridike dhe Transferim të Personave të Dënuar, për të mos pasur nevojë që të nënshkruhen marrëveshje bilaterale me çdo shtet veçmas, ndërsa kanë bërë marrëveshje teknike me EULEX-in me të cilin i kanë dhënë kompetenca asaj që në emër të Kosovës të zhvillojë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar me vendet që nuk e njohin Kosovën.

Si sfidë tjetër Ministri Kuçi paraqiti edhe flet-arrestet që lëshohen nga INTERPOL, ku sipas tij qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me shumë probleme gjatë udhëtimeve të tyre ndërkombëtare, duke u ballafaquar me kufizime të lirisë së tyre të lëvizjes, për shkak të flet-arresteve ndërkombëtare të lëshuara përmes INTERPOL-it nga gjykatat në Serbi dhe potencoi rendësin që në këtë aspekt prioritet duhet dhënë standardeve juridike para atyre politike.

Forumi i ministrave të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, ka miratuar një deklaratë të përbashkët me qëllim të luftimit të trafikimit armeve të zjarrit dhe municionit.

Foto Galeria