
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
I nderuari Kryetar Hasani,
Sot në Vitin e tretë Gjyqësor, Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës si organi më i lartë i kontrollit dhe interpretimit të Kushtetutës, duhet vlerësuar lartë për punën e saj të bërë gjatë viteve të fundit në Kosovë për t’i kontribuar sundimit të ligjit dhe kushtetutshmërisë.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, gjatë këtyre tri viteve, me punën dhe përkushtimin e saj, ka arritur që me plotë të drejtë ta ruaj epitetin e gardianit të Kushtetutës. Nën udhëheqjen tuaj, Gjyqtarëve profesionalë të Gjykatës suaj dhe punës suaj me plot përkushtim, Gjykata Kushtetuese ka cuar përpara shumë procese të rëndësishme në Kosovë.
Interpretimi përfundimtar i normave kushtetuese, ligjeve, akteve tjera juridike, si dhe mbrojtja dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, kanë qenë sfidë e madhe për punën e gjykatës. Megjithatë përkushtimi dhe profesionalizimi i treguar nga ana e Gjyqtarëve të kësaj Gjykate në interpretimin e Kushtetutës, e ka shndërruar këtë organ në njërin nga institucionet më të respektuara dhe të besueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sot, duke rikujtuar dhe vlerësuar punën e pashembull që ka bërë Gjykata Kushtetuese gjatë këtyre viteve, urojmë që edhe në të ardhmen kjo Gjykatë të dëshmojë përkushtimin e saj në interpretimin e drejtë të Kushtetutës, për të garantuar stabilitet institucional dhe respektim te lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.
Si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë, më lejoni që për fund të rikujtoj gadishmërinë time për bashkëpunim të mëtutjeshëm e të frytshëm të Insitutcioneve të tjera Qeveritare të Republikës së Kosovës, për të arritur kështu së bashku avancimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit në vendin tonë.
Me respekt,
Hajredin KUÇI
Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës