
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Me ftesë të Ministres së Drejtësisë të Republikës Federale të Austrisë, Prof. Dr. Beatrix Karl, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi po qëndron në vizitë në Vjenë.
Në takimin bilateral të mbajtur sot, dy ministrat e Drejtësisë kanë zhvilluar një drekë pune me ç’rast kanë shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e drejtësisë, duke vënë theksin mbi bashkëpunimin juridik ndërkombetar ndërmjet dy shteteve.
Pas njoftimit nga ana e Zëvendëskryeministrit Kuçi rreth aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e rendit dhe ligjit, kompletimit të infrastrukturës ligjore dhe iniciativave të reja në këtë fushë, dy ministrat janë dakorduar që sundimi i së drejtës në nivel shtetëror do të fuqizojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës.
“Kosova dhe Austria si dy shtete mike kujdesen parësisht që fusha e rendit dhe ligjit të luajë rolin krucial në koordinimin e politikave të përbashkëta në zbatim të plotë të legjislacionit të Unionit Evropian. Jemi të interesuar që dy shtetet tona ta intesifikojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar përmes marrëveshjeve për bashkëpunim të ndërsjellë juridik, ekstradim, si dhe transfer të personave të dënuar. Përvojat austriake në jurisprudencë, posaçërisht në reformimin infrastrukturor ligjor, pastaj ato të noterisë, arbitrazhit, ndërmjetësimit, janë të vlefshme, duke pasur parasysh traditën juridike austriake, të cilën Kosova dhe shtetet e rajonit e kanë pothuajse të përafërt. Ne jemi të interesuar gjtihashtu të marrim përvojat më të mira austriake rreth idesë tonë për themelimin e Akademisë së Drejtësisë, për çka homologia ime austriake dha garancën e ofrimit të tërë kapaciteteve humane të institucionit që drejton”, ka thënë Zëvendëskryeministri Kuçi.
Nga ana tjetër, ministrja Karl e ka siguruar ministrin Kuçi që Austria do të ofroj tërë kapacitetet e saj në shërbim të ngritjes së infrastrukturës ligjore të Kosovës nëpërmjet ofrimit të ekspertizës së saj në të gjitha fushat dhe gjithashtu ka dhënë garancën e saj institucionale për zbatimin e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombetar.
Gjatë vizitës në Vjenë, Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu ka pasur takime të ndara edhe ne Parlamentin Federal të Austrisë, ku ka takuar Kryetarin e Komisionit për Legjislacion Dr. Peter Fichtenbauer. Gjithashtu, pritje të vecantë ka pasur edhe ne Odën e Noterisë së Austrisë, ku është pritur nga Kryetari i kësaj Ode, Dr. Ludwig Bittner me bashkëpunëtorë. Z. Bittner ka ofruar tërë gatishmërinë e tij rreth asistencës e nevojshme në ngritjen e kapaciteteve të Odës së Noterëve të Kosovës, si një institucion i posaformuar dhe i cili ka nevojë për ekspertizë dhe eksperiencë profesionale.