Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi kërkon mbështetjen e Irlandës gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së

Kuçi kërkon mbështetjen e Irlandës gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së

Prishtinë, 26/09/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion irlandez të kryesuar nga Ministrja për Çështje Evropiane e këtij vendi, Lucinda Creighton. 

Në këtë takim Ministri Kuçi ka bërë një prezantim të arriturave që ka shënuar Kosova gjatë viteve të kaluara, duke u ndalur në sfidat që dalin në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian. Ministri Kuçi ka vlerësuar kontributin e shtetit të Irlandës në Kosovë dhe ka theksuar rolin që mund të luaj Irlanda gjatë kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga janari i vitit të ardhshëm, por edhe në kryesinë aktuale të saj të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në anën tjetër, Ministrja Creighton, e cila përfaqësoi edhe presidencën e organizatës së OSBE-së, foli për angazhimin që ka OSBE në Kosovë, me njërin nga misionet më të mëdha të saj. Ajo theksoi se OSBE mbetet e angazhuar që të kontribuojë në demokratizimin e vendit, në lirinë e mediave dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Ministri Kuçi e njoftoi në hollësi Ministren rreth zhvillimeve në këto fusha, duke i bërë ftesë OSBE-së që të monitorojë Kosovën në proceset elektorale dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Ne kemi krijuar një bazë të mirë ligjore për komunitetet në Kosovë dhe shpresojmë që edhe pjesa e Veriut të Kosovës të shfrytëzojë këto mundësi për integrim si pjesë e shoqërisë kosovare. Duke pas parasysh që Irlanda do të merr presidencën e radhës në Këshillin e Bashkimit Evropian, kërkojmë që Kosova të trajtohet njësoj si të gjitha shtetet e tjera në procesin e integrimit, përderisa kemi konsensus të brendshëm rreth perspektivës së integrimit në BE”, tha Ministri Kuçi.

Ministri Kuçi kërkoi po ashtu mbështetje në procesin e dialogut me Serbinë dhe theksoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të deritanishme të arritura me Serbinë në dialogun paraprak.

Në këtë drejtim, edhe Ambasadori i OSBE-së në Kosovë,  Werner Almhofer, përmendi progresin e dukshëm që është bërë viteve të fundit në gjithëpërfshirjen e të gjitha grupeve etnike në jetën politike e sociale në Kosovë.

Foto Galeria