
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Sot, në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar Projektligji për Avokaturën Shtetërore, projektligj i sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Në prezantimin e bërë lidhur me këtë projektligj, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi tha së miratimi i këtij projektligji, paraqet njërin ndër prioritetet dhe angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm funksional dhe të pavarur, në përfaqësimin e autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative.
“Me këtë Projektligj rregullohet themelimi, organizimi dhe kompetencat e Avokaturës Shtetërore të Republikës së Kosovës, kushtet dhe procedura për emërimin dhe shkarkimin e Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror dhe të avokatëve shtetëror, mjetet për punë, autorizimet e tyre, të drejtat dhe detyrimet, si dhe çështjet tjera me rëndësi për punën e saj”, tha Ministri Kuçi.
Sipas Ministrit Kuçi me projektligjin për Avokaturën Shtetërore, ushtrimi i kompetencës së përfaqësimit të autoriteteve publike në procedurat gjyqësore të arbitrazhit dhe administrative, avancohet nëpërmjet të një autoriteti të veçantë, përkatësisht Avokaturës Shtetërore, si organ qendror i administratës shtetërore.
Projektligji përmban gjashtë krerë me gjithsej 34 nene dhe është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me institucionet kompetente si Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial, Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të cilat e kanë ndihmuar ketë proces përmes ekspertizave dhe komenteve profesionale.
Projektligji për Avokaturën Shtetërore, nga Qeveria pritët të kalojë për procedim të mëtejshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.