Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi priti në takim Zëvendëskryeministrin Turk z.Bekir Bozdag

Kuçi priti në takim Zëvendëskryeministrin Turk z.Bekir Bozdag

Prishtinë, 10/08/2012

Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti në një takim Zëvendëskryeministrin e Turqisë z.Bekir Bozdag. Në një takim në atmosferë miqësore, të dy zëvendëskryeministrat kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe të vendeve tona si dhe për thellimin e mëtejmë të tyre në fusha të ndryshme. Zëvendëskryeministri Kuçi e ka falenderuar homologun e tij turk, z.Bozdag për ndihmën që e ka dhënë Turqia deri më tani në shumë fusha për shtetin e Kosovës, posaçërisht për mbështetjen e pakusht të pavarësisë së Kosovës qysh nga zanafilla e saj dhe për lobimin e vazhdueshëm që ajo bën për të sjellë njohje edhe nga shtete të reja, për çka ka kërkuar mbështetjen e Turqisë edhe në të ardhmen. Gjatë takimit, z. Bozdag ritheksoi qëndrimin e shtetit Turk se “Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë çështje të padiskutueshme”. Pas takimit Zëvendëskryeministri Kuçi deklaroi ”pata kënaqësinë e veçantë që e takova Zëvendëskryeministrin  e Turqisë të një shteti mik të cilin e falënderova për mbështetjen e fortë që jep Turqia për Republikën e Kosovës. Turqia është një prej shteteve të para që e ka njohur Pavarsinë  e Kosovës dhe që vazhdon fuqishëm ta mbeshtesë Kosovën edhe në kuptimin e sovranitetit e tërsisë territoriale por edhe të prezantimit në arenën ndërkombëtare”.

“E njoftova Zëvendëskryeministrin  për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon, për procesin e përmbylljes së Mikqyrjes së Pavarësisë, për qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që duhet ta implementohen marrëveshjet e aritura në dialogun teknik, që të gjitha, të shtatë marrëveshjet e me theks të veçant ajo për menagjimin e inergruar të kufinjve, po ashtu për gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim, paqe dhe fqinjësi te mirë në rajon, ku edhe Republika e Turqisë mund të luajë një  rol pozitiv krahas SHBA-ve dhe BE-së”- tha Kuçi pas takimit.

Po ashtu në këtë takim është theksuar edhe niveli i bashkëpunimit ekonomik, dhe po ashtu bashkëpunimi kulturor në mes të dy popujve tanë. Zëvendëskryeministri Kuçi e ka falënderuar homologun e tij edhe për ndihmën që ka dhënë TIKA e Turqisë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë por edhe për bursat e ndryshme për studentët, dhe ka kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Zëvendëskryeministri Kuçi ka kërkuar nga Zëvendëskryeministri turk Bozdag vazhdimin  e mëtejshëm nga Republika e Turqisë në lobimin për njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës e sidomos në shtetet e botës islame në të cilat ka ndikim. Po ashtu e ka njoftuar se Kosova së shpejti do të aplikojë për anëtarësim në Bankë Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH, duke qenë kështu mirënjohës për ndihmën që  Qeveria e Turqisë ka dhënë tashmë në lobimin në shumë vende anëtare. 

Ndërsa si Ministër i Drejtësisë, z.Kuçi ka kërkuar bashkëpumimin e mëtejmë edhe në këtë fushë. “Si Ministër i Drejtësisë kërkova që të bëjmë bashkëpunime edhe në këtë fushë në ngritjen e kapaciteteve për Akademinë e Drejtësisë dhe në trajnimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve tanë, e në veçanti të sigurohen bursa për studentët tanë në Turqi”- ka thënë Kuçi.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, z. Bekir Bozdag theksoi marrëdhëniet e thella historike ndërmjet dy popujve tonë dhe uroi që të vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimi i shumë anshëm social, kulturor, ekonimik e politik. Ai shprehu admirimin e tij për avancimin dhe përparimin e Kosovës posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë ‘’ky sukses në një periudhë shumë të shkurtër e korri edhe frytin e saj, dhe përfundimi i mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës e cila do të zhvillohet më 10 Shtator të këtij viti është një sukses shumë i madh dhe kjo do të thotë një pavarësi e padiskutueshme për Kosovës”-deklaroi z.Bozdag. Ai gjithashtu shprehu qëndrimin e shtetit turk për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës duke thënë se “ne sot gjetëm mundësi të shprehim mendimin tonë që integriteti teritorial dhe pavarësia e Kosovës janë tema të padiskutueshme. Ne e shprehëm besimin tonë se një Kosovë me integritet territorial të plotë, me një pavarësi dhe sovranitet të plotë do të jetë një çelës i stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme ne rajon”. Po ashtu Zëvendëskryeministri turk Bozdag deklaroi rëndësinë e madhe që shteti dhe Kryeministri turk i japin investimeve ekonomike në Kosovë “në këtë kuadër ne bëjmë stimulime serioze në sektorin privat atje prandaj në këtë aspekt përkrahja e Qeverisë së Kosovës për këto investime është jetike dhe e falenderojmë shume për pëkrkrahjen që na është ofruar” tha z. Bozdag. Gjithashtu ai premtoi se numri i bursave i siguron shteti turk për studentët Kosovarë që të studiojnë në Turqi do të rritet në vitet në vazhdim, ashtu siç do të thellohet edhe bashkëpumimi në fushën e drejtësisë ndërmjet dy vendeve tona. 

Foto Galeria