
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në një takim z. Zbogar, Përfaqësues Special i Bashkimit Europian në Kosovë, Zëvendës Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Kelly C. Degnan, dhe Zëvendës shefin e Misionit te EULEX-it Andy Sparkes.
Në takim u diskutua çështja lidhur me Misionin e EULEX-it dhe nevoja për një Ftesë zyrtare nga Qeveria e Kosovës, drejtuar Bashkimit Europian, për vazhdimin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, e bazuar në Kushtetutën e Kosovës, e ashtuquajtur “Shkëmbim i Letrave.” Me këtë rast Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se Shkëmbimi i Letrave mes Kosovës dhe BE-së duhet të ketë disa gjëra parasysh (1) respektimin e bazës ligjore të Kosovës; (2) kufizimin e mandatit te EULEX-it deri më Qershor, 2014; (3) pëlqimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga institucionet e Kosovës; (4) krijimin e një marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe BE-së nëpërmjet këtij Shkëmbimi Letrash, dhe (5) miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës.
Zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi gjithashtu ndihmë nga pala e EULEX-it për procesin e Liberalizimit të Vizave dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asocijimit . Këtu u diskutuan edhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me definimin e detyrave të EULEX-it dhe palës Kosovare, siç janë përmendur ne Dialogun e Strukturuar mbi Sundimin e Ligjit, dhe Bordin për Sundimin e Ligjit në Kosovë, të cilat do të përfshihen në një marrëveshje partneriteti mes Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Kosovë, dhe EULEX-it. Në përcaktimin e këtyre detyrave, Zëvendëskryeministri Kuçi tha gjithashtu që duhen: (1) zhvilluar objektiva të qarta me afate te caktuara për detyrat e përmendura në këtë marrëveshje; (2) analizuar pasojat ligjore dhe buxhetore për sa i përket këtyre detyrave; dhe (3) duhet të përfshihet Plani për Transferimin e Kompetencave nga EULEX-i në Institucionet e Kosovës, siç u propozua në Tetor, 2011 dhe u përsërit në Bruksel në Maj, 2012.
Te gjitha palët ranë dakord që objektivat e lartpërmendura nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të diskutohen në takimet e mëtejshme.