Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi ka vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë

Zëvendëskryeministri Kuçi ka vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë

Prishtinë, 22/07/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë, me ç’rast ka shprehur keqardhjen për avarin që ka ndodhur.

Ministri Kuçi me këtë rast ka falënderuar zjarrfikësit për punën që kanë bërë në ndaljen e zjarrit, ndërsa nga organet përgjegjëse ka kërkuar të bëhen hetimet e nevojshme për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit.

Po ashtu, Ministri Kuçi ka thënë se punimet në Pallatin e Drejtësisë duhet të përfundojnë në afatet e parapara dhe me cilësi, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal nga punëkryersi, por edhe nga mbikëqyrësit, Komisioni Evropian dhe Ministria e Administratës Publike.

Skip to content