
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe, sot Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka mbajtur një ligjëratë për studentët e Universitetit të Oxfordit, ku ka folur për “Sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë i Kosovës në tranzicion”.
Në ligjëratën e mbajtur në Qendrën për Studime Socio-Juridike, Zëvendëskryeministri Kuçi ka shpjeguar historinë e sistemit juridik të Kosovës, ballafaqimet me disa kultura të ndryshme juridike, kohën e re të saj pas nxjerrjes së Kushtetutës së Kosovës dhe padyshim, shtrirjen efektive të sovranitetit pas shpalljes së Pavarësisë.
“Sistemi juridik i Kosovës ka qenë i përbërë nga disa tradita juridike, të cilat me ligjet e aplikueshme para vitit 1989, rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës, kanë shkaktuar pengesa të konsiderueshme në aplikimin e tyre praktik. Pas vitit 2008, Kosova ka hasur në sfida të reja, të cilat kanë dhënë efekte po ashtu të dyfishta, me gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, të cilët duke qenë me kultura të ndryshme juridike, kanë aplikuar jo gjithherë sistemin unik të aplikueshëm juridik në Kosovë”, ka shpjeguar Kuçi.
Duke vlerësuar se, shpallja e pavarësisë së Kosovës përbën – përveç kontekstit politik – është një e arritur e rëndësishme edhe në fushën juridike, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh Ministër i Drejtësisë, ka vlerësuar para studentëve të Oxfordit, se sistemi unik, ligjet e aplikueshme dhe hierarkia në emërimin e gjyqtarëve e prokurorëve dhe ku efektiviteti në shtrirjen e sovranitetit përmes një sistemi unik gjyqësor, përbën çelësin për zgjidhjen legale të problemit të veriut.
Më tej, Zëvendëskryeministri Kuçi duke iu përgjigjur një numri të madh të pyetjeve të studentëve, ka folur edhe për dialogun e lehtësuar nga Unioni Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast ka vlerësuar se këtij dialogu do t’i humb kuptimi nëse marrëveshjet tashmë të arritura nuk respektohen dhe aplikohen në praktikë, fakt i cili përbën edhe shkelje të këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të cilat paraqesin në një mënyrë edhe cenim të së drejtës ndërkombëtare.
“Serbia duhet ta kuptoj përgjithmonë së integrimi i saj varet nga dinamika e kuptimit të realitetit të Kosovës së pavarur dhe se marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet dy shteteve të pavarura, kërkojnë edhe respektimin e tyre dhe jetësimin praktik. Çdo gjë përveç kësaj, përbën shkelje të normave të së drejtës ndërkombëtare, andaj edhe vazhdimi i dialogut pa respektimin e tyre, nuk ka asnjë efekt”, është përgjigjur Zëvendëskryeministri Kuçi.
Në ligjëratë, ka marrë pjese gjithashtu edhe Profesori i mirënjohur i Universitetit të Oxfordit, Noel Malcolm, me të cilin Zëvendëskryeministri Kuçi ka zhvilluar një takim të veçantë, ku e ka falënderuar për kontributin e tij të madh në shkrimin e historisë së Kosovës, të cilën e ka prezantuar në librin e tij “Kosova: Një histori e shkurtër”.
Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi ka zhvilluar një takim edhe me Dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Oxfordit, Timothy Endicott, me të cilin ka biseduar për ndihmën që mund t’i jap ky fakultet prestigjioz në këmbimin e përvojave akademike me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe ndihmën që mund të ofroi për Ministrinë e Drejtësisë, në krijimin e Akademisë së Drejtësisë.