Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Mbahet takimi i parë ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për Dialogun e Strukturuar për Sundim të Ligjit

Mbahet takimi i parë ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për Dialogun e Strukturuar për Sundim të Ligjit

Prishtinë, 30/05/2012

Sot në Bruksel, u mbajt takimi i parë inaugurues për “Dialogun e Strukturuar për Sundim të Ligjit”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian. 

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në përbërjen e të cilit janë edhe Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, ndërsa prezent ishin edhe Kryesuesi i KGJK, Enver Peci, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, Drejtori i Policise, Shpend Maxhuni, kryetarët e komisioneve parlamentare, Ahmet Isufi, Lutfi Haziri dhe Arben Gashi, si dhe Drejtori i AKK, Hasan Preteni, kanë zhvilluar këtë takim me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom dhe përfaqësues të tjerët të drejtorive të përgjithshme të KE-së, prej te cilës kanë konkluduar pikat kryesore të dialogut dhe të cilat do të ishin gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Komisioni Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës u pajtuan që Kosova duhet të vazhdoj punën për reformën në fushën e drejtësisë në Kosovë. Qeveria e ka informuar KE-në për punën që është bërë në reformën e sistemit gjyqësor, duke finalizuar Kodin Penal si dhe Kodin e Procedurës Penale si dhe punën rreth amandamentimit të legjislacionit për fushën e Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Për sa i takon luftës kundër korrupsionit, delegacioni qeveritar ka prezantuar rreth hapave të ndërmarra Brenda Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit, si dhe ka informuar KE-në në hartimin e legjislacionit të ri që për qëllim ka ashpërsimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dialogu i strukturuar për sundim të ligjit, do të zhvillohet tash e tutje dy herë në vit për t’i caktuar prioritetet për reformë në fushën e sundimit të ligjit dhe për t’i monitoruar rezultatet e arritura në këtë fushë.  Takimi i ardhshëm do të mbahet së shpejti pas publikimit të studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim udhëheqës të institucioneve të drejtësisë sfidat të cilat dalin nga fushat e lartcekura në një fazë të hershme të procesit të zgjerimit, si dhe për transformimin e misionit të EULEX-it. 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar garanca të forta nga KE, që ky dialog do të çojë përpara agjendën evropiane dhe assesi nuk është një mekanizëm që do të zëvendësoj procesin e vërtetë të integrimeve evropiane. Për më tepër, kjo do ta ndihmojë përafrimin e Kosovës me strukturat e Unionit Evropian dhe është në linjë me iniciativat e ngjashme në rajon.

Një lajm tjetër i rëndësishëm në Bruksel është dhënë edhe nga Komisionerja për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom, e cila ka konfirmuar se shtetet anëtare të Unionit Evropian janë akorduar rreth dhënies së Udhërrëfyesit për Liberalizim të vizave, i cili do t’ju kalohet institucioneve të Kosovës në mes të qershorit.

Në fund, të gjitha institucionet e Kosovës të prezantuara në këtë takim kanë rikonfirmuar  përkushtimin politik dhe afatgjatë, për t’i ndërmarrë gjitha reformat e nevojshme të cilat do të sjellin edhe rezultate konkrete, derisa sundimi i ligjit vazhdon të jetë top prioriteti kryesor dhe mbesin fuqimisht të përkushtuar për të arritur rezultate konkrete.  

Foto Galeria