Skip to content
Kuçi: Dialogu i strukturuar për drejtësi, të jetë në funksion të proceseve integruese

Kuçi: Dialogu i strukturuar për drejtësi, të jetë në funksion të proceseve integruese

Prishtinë, 22/05/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, me ç’rast është thënë se këto zhvillime duhet të shkojnë në drejtim të integrimeve evropiane, u bisedua edhe për dialogun e strukturuar për sundim të ligjit.

Temë tjetër e takimit ishte procesi i liberalizimit të e vizave për Kosovën, ku Ministri Kuçi ka kërkuar përshpejtim të këtij procesi, ndërsa gjatë bisedës për Kodin Penal, Ministri Kuçi ka thënë se qëndron prapa asaj që nenet 37 dhe 38 të këtij kodi, duhet të përpunohen.

Foto Galeria

Skip to content