Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministria e Drejtësisë do të mbështesë noterët

Ministria e Drejtësisë do të mbështesë noterët

Prishtinë, 23/04/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu, u takuan me noterët e emëruar të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim të karakterit njohës me noterët, Ministri Kuçi tha se fillimi për herë të parë i sistemit të noterisë në Republikën e Kosovës i ka përparësitë e veta, por mund t’i ketë edhe mangësitë e vet. 

“Ju do ta keni mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë, besoj edhe të Odës së Noterëve të mos bëni lëshime në kuptimin e eksperiencës së duhur. Ne do vendosim kontakte edhe me Odat e Noterëve të rajonit dhe me gjerë, që ta shohim si është mënyra më e mirë e funksionimit të këtij sistemi”, tha Kuçi.

Po ashtu, Ministri Kuçi tha se do të fillon një kampanje për t’i njoftuar qytetarët, njëherësh ftoi noterët dhe Oden e Noterëve, që bashkërisht të marrin pjesë, të bisedojnë dhe t’i njoftojnë qytetarët se cili është roli i noterëve. Ai shtoi se është e nevojshme që në formë të broshurave, emisioneve televizive, por edhe kontakteve tjera, t’i njoftojnë qytetarët për shumë gjëra që  do të shkarkohen nga gjykatat dhe që do të  jetë shumë më mirë për shërbimet e tyre.

Ndërsa,  Kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu tha se shërbimi i noterisë është një prej zhvillimeve më të rëndësishme të Sistemit të Drejtësisë në Kosovën e pasluftës.

“Shërbimet noteriale do të bëj në një sistem ligjor më efektiv, si dhe do ndikojnë dukshëm në rritjen e efikasitetit të punës tek gjykatat e Kosovës, pasi që një pjesë e madhe e punëve që kryhen momentalisht nga to, do kalojnë në kompetencë të Noterëve dhe me këtë rast nga sistemi noterial në Kosovë  do të përfitojnë më së shumti qytetarët e saj”, tha Shehu.
Të gjithë noterët e emëruar pritët që të premten me 27 Prill 2012, në një ceremoni që do të organizohet nga Ministria e Drejtësisë të bëjnë betimin.

Foto Galeria