
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministria e Drejtësisë si sponzoruese e projekt – Kodit Penal të Kosovës, njofton opinionin publik se miratimi i këtij Kodi, ku është përfshirë neni 37, në të cilin parashihet përgjegjësia penale e kryeredaktorëve, botuesve, shtypëseve dhe prodhuesve, si dhe nenin 38, ku parashihet mbrojtja e burimit të informatës, është vendim i Kuvendit të Kosovës, përkundër punës se vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë, respektivisht Ministrit Hajredin Kuçi, që këto dy nene të largohen nga ky projekt – Kod Penal.
Në një takim të zhvilluar me 3 Shkurt 2012, në mes të Ministrit Kuçi dhe përfaqësuesve të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, palët u pajtuan që këto dy nene të largohen nga projekt – Kodi Penal. Po me 3 Shkurt 2012, Ministri Kuçi më anë të një letër drejtuar Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga ta që nenet 37 dhe 38, të hiqen nga projekt – Kodit Penal.
Ndërsa, me 7 Shkurt 2012, në dëgjimin publikë të ftuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, lidhur me projekt – Kodin Penal, Ministri Kuçi ka bërë publik qëndrimin e tij për heqjen e neneve 37 dhe 38 nga ky projekt-kod.
Miratimi i Kodit Penal në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, është kompetencë e këtij institucioni, ngase në këtë fazë Qeveria apo Ministria e Drejtësisë si sponzoruese e këtij projekt-kodit, nuk ka asnjë kompetencë.
Andaj, çdo interpretim që hedh fajin në Qeveri apo Ministrinë e Drejtësisë, për mbetjen e neneve 37 dhe 38 në Kodon Penal, pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, është interpretim joprofesional.
(Bashkëngjitur gjeni letrën e dërguar Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës nga Ministri Kuçi, ku kërkohet heqja e neneve 37 dhe 38 nga projekt – Kodi Penal).