
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka mbajtur një takim konsultativ lidhur me themelimin e Akademisë së Drejtësisë, në të cilinë kanë marrë pjesë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtar të institucioneve të drejtësisë.
Në fjalën hyrëse të këtij takimi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha së në vazhdën e aktiviteteve për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë ka shfaqur idenë për themelimin e Akademisë së Drejtësisë.
“Me themelimin e Akademisë së Drejtësisë mëtojmë t’i shkrijmë të gjitha trupat joformale ekzistuese të trajnimit të vazhdueshëm ligjor, dhe t’i ngrisim ato në nivelin më të lartë, atë Akademik. Qëllimet kryesore të kësaj akademie, ndër të tjera, do të jenë definimi i proceseve të edukimit të vazhdueshëm ligjor dhe koordinimi i tyre, në mënyrë që të ketë programe të unifikuara dhe të bashkërenduara, të cilat u ofrohen gjyqtarëve dhe prokurorëve tanë. Rrjedhimisht, qëllimi kryesor i kësaj Akademia do të jetë që të arrihet performanca kompetente, profesionale, e pavarur, e paanshme dhe efikase e gjyqtarëve dhe prokurorëve tanë, por edhe e praktikuesve të tjerë të drejtësisë”, tha Kuçi.
Sipas Ministrit Kuçi, Akademia e Drejtësisë do të ofrojë shërbime të edukimit të vazhdueshëm ligjor jo vetëm për gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe për praktikuesit e tjerë të ligjit, si avokatët, noterët, ndërmjetësuesit etj.
Ndërsa, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, njëherësh Kryesues i grupit punues për themelimin e Akademisë së Drejtësisë, Fejzullah Hasani, pasi vlerësoi nismën e themelimit të Akademisë së drejtësisë, tha së përkundër kësaj, pozita dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë duhet të jetë e pandryshuar.
Duke vlerësuar nismën për themelimin e Akademisë së Drejtësisë, si një institucion për edukim ligjor, Kryeprokurori Ismet Kabashi tha se gjyqtarët, prokurorët, noterët, avokatët etj., zbatojnë ligjet e njëjta të sistemit të drejtësisë së Kosovës, andaj sipas tij, të gjithë ata duhet të kishin trajnime në një qendër e cila do të kishte trajnime unike dhe një interpretim unik të praktikave dhe të ligjeve të zbatueshme në Kosovë.
Mbështetje për themelimin e Akademisë së Drejtësisë po jep edhe GIZ-i, ndërsa në këtë takim, Menaxheri i Projektit Reforma Ligjore, pranë kësaj organizate, Volkmar Theobald, njoftoi për hartimin nga organizata e tij, të një koncept–dokumenti për mundësit potenciale të transformimit të Instituti Gjyqësorë të Kosovës, në Akademi të Drejtësisë.