Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kryeshefi Ekzekutiv i AAPSK dhe EULEX kërkojnë betejë më të rreptë kundër krimit të organizuar

Kryeshefi Ekzekutiv i AAPSK dhe EULEX kërkojnë betejë më të rreptë kundër krimit të organizuar

Prishtinë, 16/03/2012

 Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), Rrahim Rama dhe Këshilltari për anti-korrupsion, George Mills, pranë misionit të Bashkimit Evropian për ligj e rend në Kosovë (EULEX) e kanë ftuar prokurorinë dhe gjykatën e qarkut të Prizrenit për një koordinim më të mirë me qëllim të rreptësimit të betejës kundër krimit të organizuar.

Në një takim të mbajtur dje në Prizren, zotëri Rama dhe Mills kanë informuar prokurorët dhe gjykatësit e gjykatës së qarkut të kësaj komune lidhur me punën dhe synimet e AAPSK-së në kuadër të betejës që qeveria e Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe organet vendore të drejtësisë janë duke bërë kundër krimit të organizuar në vendin tonë.

«Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar është adresa ku mund të drejtoheni për vendosjen dhe mbajtjen e pasurive që burojnë nga krimi i organizuar, » u tha Kryeshefi Ekzekutiv i AAPSK-së, Rrahim Rama, prokurorëve dhe gjykatësve të gjykatës së qarkut të Prizrenit në takimin me karakter informues dhe koordinues.

AAPSK është funksionalizuar në muajin maj 2011 në kuadër të betejës së qeverisë së Kosovës kundër krimit të organizuar. 

Formimi i AAPSK-së vjen edhe pas zotimit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për luftimin e krimit të organizuar. 

Në Brdo të Sllovenisë në Prill të vitit të kaluar të gjitha vendet e rajonit e kanë nënshkruar marrëveshjen për konfiskimin e pasurisë ilegale, përkatësisht pasurisë e cila buron nga krimi i organizuar.

«Ligji në fuqi mbi bazën e të cilit është krijuar AAPSK lejon që pasuria e cila buron nga krimi i organizuar të sekuestrohet dhe konfiskohet nga organet e shtetit, » ka sqaruar Kryeshefi i AAPSK-së Rrrahim Rama në prezantimin e tij para prokurorëve dhe gjykatësve.

Ai ka kërkuar nga prokurorët dhe gjykatësit e rajonit të Prizrenit për një përkushtim edhe më të madh në betejën kundër krimit të organizuar dhe koordinim më të mirë të nevojshëm me AAPSK-së, me qëllim të arritjes së rezultateve edhe më të mira kundër këtyre aktiviteteve ilegale në Kosovë.
 
Duke iu bashkëngjitur prezantimit dhe thirrjeve të Kryeshefit të AAPSK-së, Rrahim Rama, përfaqësuesi i EULEX-it George Mills tha se beteja kundër krimit të organizuar është një çështje e cila ka të bëjë jo vetëm me Kosovën, por edhe me tërë Ballkanin perëndimor, Evropën e botën. Ai i ka ftuar prokurorët dhe gjykatësit e pranishëm që të koordinohen edhe më mirë për këtë qëllim me AAPSK-në e drejtuar nga zotëri Rrahim Rama.

Zotëri Mills ndërkohë ka njoftuar se EULEX-i është duke bërë trajnime për prokurorët dhe gjykatësit e Kosovës për të ndihmuar ata që së bashku me AAPSK-në të jenë të suksesshëm në betejën kundër krimit të organizuar në vendin tonë, rajon dhe më gjerë. 

Foto Galeria