Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Kuçi: Këshilli të jetë konsultativ dhe të përfshij luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuarMinistri Kuçi: Këshilli të jetë konsultativ dhe të përfshij luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuarMinistri Kuçi: Këshilli të jetë konsultativ dhe të përfshij luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ministri Kuçi: Këshilli të jetë konsultativ dhe të përfshij luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuarMinistri Kuçi: Këshilli të jetë konsultativ dhe të përfshij luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuarMinistri Kuçi: Këshilli të jetë konsultativ dhe të përfshij luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Prishtinë, 15/02/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, i themeluar me iniciativën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, ku ka thënë që ky Këshill të jetë konsultativ dhe të përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrit Kuçi vlerësoi se prania e shumë institucioneve në këtë takim, si dhe përkushtimi i Presidentes, jep mesazh të qartë për përkushtimin e të gjithëve kundër korrupsionit dhe tregon seriozitetin e të gjitha institucioneve që të luftohet kjo dukuri që po e rëndon të ardhmen e Kosovës. 

“Kosova ka të drejtë që të mburret më institucionet kundër korrupsionit që ka krijuar, veçanërisht, infrastruktura ligjore që mundëson këtë, andaj lufta kundër korrupsionit është e shumtë, e sofistikuar dhe e fuqishme. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me ministritë tjera, është përkujdesur që gjatë kësaj kohe të krijojë kushtet më të mira për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit dhe këtë e ka nisur me ligjet që i kemi krijuar. Ndërkohë presim që ligjet me shumë peshë në këtë fushë, si Kodi Penal e Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, të hyjnë në fuqi. Ne po punojmë në forcimin e mëtejshëm të kësaj infrastrukture me Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale, Kodin e Procedurës Penale dhe e Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale”, tha Kuçi. 

Me tej Ministri Kuçi ka thënë se ekziston edhe Task Forcë kundër korrupsionit, që përfshinë një numër të prokurorëve e hetuesve të specializuar për t’i atakuar rastet e korrupsionit, Prokuroria Speciale shumë profesionale, Agjencia Kundër Korrupsionit, si dhe Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, ku të gjitha këto si fokus të veçantë e kanë pikërisht luftimin e korrupsionit. 

“Sot, dua të rikujtoj gjithashtu një nismë që Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Këshillin Gjyqësor dhe EULEX-in, së shpejti do të krijohet një Dhomë të Veçantë në kuadër të Gjykatave të Rregullta, e cila do të shqyrtojë dhe vendosë ekskluzivisht mbi rastet për krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo ide ka ardhur pikërisht pas brengës sonë të përbashkët që raste të tilla me shumë rëndësi, duhen të kenë gjyqtarë po aq të specializuar në këtë fushë, edhe prokurorë, e për më tepër të trajtohen me prioritet nga Gjykatat. Besoj shumë në gjyqtarë dhe prokurorë profesionist, të paanshëm, të pavarur, të guximshëm dhe i përgëzojë për punën e deritanishme, andaj pres të bëhet vlerësim pozitiv nga qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare për ta”, theksoi Kuçi.

Ministri Kuçi tha se Kosova ka një mekanizëm të mirëfilltë e të plotësuar për të luftuar korrupsionin, duke shtuar se kushtet janë krijuar dhe tani duhet marrë vetëm veprimet.  

Sipas tij, gjatë kohës prej paraqitjes si ide e deri sot në inaugurimin e këtij Këshilli, ai të vetmen kërkesë ka pasur që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të mundësohet veprimi i këtij Këshilli brenda kufijve të Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese, ku si fokus të veçantë ka pasur respektimin e kompetencave dhe autorizimeve ligjore te të gjitha institucioneve të tjera. 

Në fund të fjalës, Ministri Kuçi tha se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë që të drejtojë luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe shprehu kënaqësinë e tij që luftës kundër korrupsionit po i bashkëngjitet edhe një institucion tjetër. 

Foto Galeria