Skip to content
Franca vazhdon të mbështesë Kosovën

Franca vazhdon të mbështesë Kosovën

Prishtinë, 30/01/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Francës, Jean-François Fitou, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. 

Në takim vëmendje e veçantë ju kushtua procesit të përfundimit të Pavarësisë së mbikëqyrur, për çka bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë për bashkëpunim në këtë proces, ndërsa Ambasadori Fitou konfirmoi mbështetjen e plotë të Qeverisë Franceze. 

U diskutua edhe për fushën e drejtësisë, për çka Ministri Kuçi theksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rend dhe ligj, si dhe koordinim mes institucioneve vendore dhe ato ndërkombëtare, në veçanti me EULEX-in. 

Foto Galeria

Skip to content