
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministria e Drejtësisë sot në një ceremoni të organizuar për herë të parë dhe e cila do të jetë tradicionale, ka ndarë çmimin ”Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011.
Në ceremoninë e ndarjes se këtij çmimi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha është jashtëzakonisht i nderuar që mund të flas në këtë ceremoni për një betejë që nuk është lehtë për tu fituar, por asnjëherë nuk është e pashprese, për drejtësinë.
“Po e hapi këtë ceremoni të laurimit të atyre njerëzve të gjallë dhe të vdekur që benë historinë e drejtësisë se vendit dhe popullit tone. I vetëdijshëm se beteja vazhdon dhe se të gjithë ata njerëz që e duan dhe punuan për drejtësi, nuk mund të përfshihen në një fjalë as nga një përshkrim dhe as të shpërblehen në një ceremoni, por nga një histori e ndërtuar me drejtësi”, tha Kuçi.
Zëvendëskryeministrit Kuçi shtoi se beteja për drejtësi i ka dhënë kuptim luftës për liri, kësaj lufte dhe lirisë i kanë dhënë kuptim mitik heronjtë e rënë të lirisë si Adem Jashari, Sali Çekaj e shume të tjerë.
“Lufta e drejtë për liri dhe bashkimi i lirisë me drejtësi, është mrekullia e kërkuar nga ne, është pjesa me e lumtur e njerëzimit dhe sot përmes ndarjes se çmimit për drejtësi, ne po e nderojmë luftën për liri dhe pavarësi. Sa me e fuqishme është drejtësia, aq me e madhe është liria jonë. Heroit e lirisë e kane arritur qëllimin, ata të drejtësisë kanë ende për të bërë”, theksoi Kuçi.
Çmimi për drejtësi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i është ndarë Avkotit britanez, Sir Michael Wood.
Për kontributin e jashtëzakonshëm për drejtësi në Kosovë, çmime janë ndarë edhe për Gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Kosovës, Emine Mustafa dhe Prokuroren e Prokurorisë së Qarkut në Pejë, Gjemajlije Mustafa.
Çmim i është ndarë edhe një grupi të studentëve, të cilët për herë të parë kanë fituar një çmim në garën më të madhe për drejtësi në botë,“Willem C. Vis International Arbitration Moot”.
Çmimin e drejtësisë për iniciativë qytetare, për parashtrimin e kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i është ndarë qytetarit Fadil Hoxha dhe 59 qytetarëve parashtrues të kërkesës.
Çmim për drejtësi post mortem për kontributin e veçantë në drejtësi, përmes punës dhe përkushtimit në ushtrimin e shumë funksioneve në institucionet e Republikës së Kosovës, i është ndarë Zonjës Nekibe Kelmendit.
Çmimi për drejtësi post mortem për kontributin e veçantë në drejtësi përmes punës se tij akademike dhe shkencore, i është ndarë Profesorit Ejup Statovci.
Çmimet tjera post mortem i janë ndarë, Akademikut Gazmend Zajmi dhe Profesorit Bardhyl Çaushi.
Ministria e Drejtësisë ka ndarë edhe mirënjohje në shenjë falënderimi për bashkëpunim. Mirënjohje ka ndarë për Zyrën amerikane, KMDLNJ-në, Zyrën zvicerane, Lëvizjen FOL, GIZ-in, USAID-in, QKRMT-në, ICO-në, Njësitin e Transportit te të burgosurve, Ago Koliq, për zellin e tij në punë, Komisioni Evropian dhe EULEX-in.
Pas përfundimit të kësaj ceremonie, në Hotelin Grand është organizuar një koktej, në të cilin kanë marrë pjesë fituesit e çmimeve për drejtësi “Sali Çekaj”, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, ish-Kryetari i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu dhe stafi i MD-së.