Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Fjalimi i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në promovimin e tri serive të reja të botimeve ligjore, të botuara nga Qendra Juridike e Kosovës

Fjalimi i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në promovimin e tri serive të reja të botimeve ligjore, të botuara nga Qendra Juridike e Kosovës

Prishtinë, 15/12/2011

Kam kënaqësi të veçantë të jem sot me ju në këtë promovim të shtatë publikimeve të rëndësishme në lëmin e drejtësisë, në të cilin Kosova ka më së shumti nevojë për angazhim, punë dhe rezultate. Si anëtar i Qeverisë së Kosovës, ndjehem shumë krenar për kontributin që kemi dhënë në rezultatet konkrete të punës në këtë sektor, të cilat rezultate sot po i promovon Qendra Juridike e Kosovës. 

Sundimi i ligjit dhe sektori i drejtësisë në përgjithësi llogaritet të jetë fusha ku shoqëria dhe shteti i Kosovës do të ballafaqohet me më së shumti sfida. E sfidat, më së miri përballen me normatizim të dijes, me studim dhe me publikime si këto që po i promovojmë sot.

Përmbledhja e botimeve, që këtë herë po vazhdon me përmbledhjet, për pronësinë, kadastrën dhe mirëqenien sociale, janë botime të rëndësisë së veçantë, të këtyre fushave, për të cilat ka nevojë për veprime të menjëhershme, jo vetëm si kriter bazë i rrugës sonë evropiane, por së pari si fushë me ndikim të drejtpërdrejt në jetën e secilit prej nesh.

Rëndësia e një përmbledhjeje të këtillë të ligjeve shihet në Kosovë më tepër se në cilindo vend tjetër. Kjo për shkak të tranzicionit të gjatë e procesit të shtet-formimit, e i cili për të qenë i sigurt dhe i mirëqenë duhet të mbështetet në një reformë të thuktë të kornizës ligjorë në secilën fushë. Reformat e tilla, përkundër të mirave të panumërta që sjellin, lënë shpesh vakum dhe nevojë për ndihmë për të bërë sa më të lehtë hulumtimin ligjor dhe përdorimin e këtyre ligjeve nga vetë institucionet e interesuara, komunitetit të juristëve e madje edhe profesorëve e studentëve të drejtësisë.

Nisja e publikimit të manualeve për interpretimin e drejtësisë është po ashtu një hap i madh drejt hapjes së diskutimit të vlefshëm rreth interpretimit ligjor, një fushë kjo e paprekur në këso forme deri më tash. 

Me shumë rëndësi, buletini i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe asaj të Qarkut të Prishtinës vë në pah punën e instancës më të lartë të sistemit të rregullt gjyqësor në vend, duke i dhënë kështu rëndësinë dhe respektin që e meriton. Përmbledhja e aktgjykimeve të zgjedhura të Gjykatës Supreme e tejkalon rolin promovues të kësaj Gjykate dhe do të shërbejë si material bazë për gjeneratat e tashme dhe të ardhme që studiojnë dhe  merren me drejtësinë.

Si Ministër i Drejtësisë, kam përmendur disa herë vënien e transparencës së Gjyqësorit si prioritet dhe si një nga fillet më të mira të sundimit të ligjit. Shërbimi i praktikës gjyqësore në një formë të këtillë, të qasshme për të gjithë, ndihmon thellësisht pikërisht në këtë drejtim. 

Në të njëjtën kohë, si jurist dhe si profesor i drejtësisë, shprehi mirënjohje shtesë për kontributin e veçantë që këto publike japin në edukimin e vazhdueshëm ligjor, rol ky që më së miri kryhet nga shoqëria civile me mbështetje adekuate të institucioneve të shtetit. 

Veç, të tjerash sot promovojmë post mortem edhe një Doracak për të Drejtën Familjare, të kolegut tonë dhe profesorit shumëvjeçar të Fakultetit Juridik, Gani Oruçi. Kjo vepër e Profesor Oruçit do të jetë veçanërisht inkurajuese për studentët e rinj të cilët do të familjarizohen me të Drejtën Familjare, si një nga të drejtat bazike të së drejtës tonë pozitive.

Për fund, më lejoni që ta përgëzoj Qendrën Juridike të Kosovës për punën e bërë, si dhe Komisionin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e tyre dhënë kësaj nisme. 

Andaj, edhe një herë dua të potencoj mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë, pikërisht në drejtim të fuqizimit të drejtësisë. 

Foto Galeria