Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Kryetaren e Unionit Evropian të Transmetuesve

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Kryetaren e Unionit Evropian të Transmetuesve

Prishtinë, 08/12/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim kryetaren e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), Ingrid Delterne dhe Drejtorin e  Departamentit Ligjor te EBU-së, David Lewis, si dhe stafin menaxhues të RTK-së.

Më këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se me përfaqësuesit e EBU-së ka biseduar për zhvillimin e mediave të lira në Kosovë dhe në veçanti për transmetuesin publik-  RTK.

“Pata kënaqësinë që ta pres në një takim shefen e EBU-së, njëkohësisht stafin menaxhues të RTK , ku diskutuam për zhvillimet në mediat e lira në Kosovë, për  qasjen që ka edhe EBU-ja në raport me RTK-në, por edhe me mediat tjera, në veçanti theksuam disa çështje për ligjin për RTK-në, ku Qeveria e Kosovës do ta japë mbështetjen e plot për procedimin e atij ligji, njëkohësisht Qeveria e Kosovës e ka bindjen e plot që ligji duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në harmoni të plotë me  vullnetin që ka RTK-ja, me logjiken për media të lira dhe të pavarura. Në këtë drejtim ne do ta luajmë rolin ton pozitivë. Po ashtu, e theksova rendësin që ka qëndrimi i EBU-së për Kosovën, për mediat e lira, për RTK dhe ftova që me sugjerimet e tyre dhe eksperiencën e tyre, të japin mendime që janë të çmuara  për Qeverinë e Kosovës, për shoqërinë civile, por edhe për harmonizimin e qëndrimeve ndërkombëtare në Kosovë, për zhvillimet që kanë të bëjnë me RTK, por edhe për mekanizmat tjerë që merren me mediat e lira në Kosovë.”, tha Kuçi.

Sipas Zëvendëskryeministrit në këtë takim u bisedua edhe për mundësin e mbështetjes buxhetore në mënyrë të pavarur për RTK, si dhe për kanalin e dyte të RTK-së, për kanalin e minoritetit serb. Ai tha së ky kanal duhet te jete një kanal sikurse është paraparë në planin e presidentit Ahtisari, njëkohësisht në një kulm me një menaxhment të përbashkët me RTK-në dhe me pavarësi editoriale.

Ndërsa, kryetarja e Unionit Evropian të Transmetuesve, Ingrid Delterne tha së është e kënaqur që në takim me Zëvendëskryeministrin Kuçi ka ndarë disa pikëpamje lidhur me mediumin publik dhe që është informuar për punët që janë duke u bërë në kompletimin e ligjit për media.

“Është mirë që kam dëgjuar që RTK-ja ka vendosur shumë masa që e bëjnë një medium të fuqishëm dhe jam e kënaqur  të shoh se bordi i RTK-së është i përbëre nga ekspert të mediave, të shoqërisë civile, e që është një nga kriteret me të rëndësishme për të pasur një transmetues publik të mirë dhe të fuqishëm”, tha Kryetarja Delterne dhe shtoi se kanë biseduar edhe për kanalin në gjuhën serbe, duke e vlerësuar si ide të mire për situatën në Kosovë, që të ketë një kanal në gjuhen serbe, por tha se bazuar në përvojën e tyre në vendet e tjera, ky kanal duhet të jetë pjesë e RTK-së. 

Foto Galeria