Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, sot ka organizuar një takim me përfaqësuesit e Gjykatës dhe Prokurorisë se Qarkut dhe Komunale të Prishtinës, Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë, Ambasadës amerikane dhe EULEX-it, të cilët i kanë njoftuar me kompetencat, aktivitetet dhe objektivat e saja.
Më këtë rast, Kryeshefi, Rrahim Rama dhe Drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar ose Konfiskuar, Enver Krasniqi, thanë së objektivi i kësaj agjencie është profilizimi, sensibilizimi i opinionit e institucioneve me kompetenca dhe aktivitetet, planifikimi para sekuestrimit, mundësia e krijimit të fondit të konfiskimit, krijimi i bazës unike te të dhënave, puna transparente dhe sistemi efikas i kontrollimit.
Ndërsa, Kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Flori, tha se duhet bërë ndryshimi i praktikes se gjykatave, ku duhet të parashihen edhe vendimi për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Në këtë takim, të pranishmit u interesuan për punën që po bënë agjencia dhe shprehen gatishmërinë në bazë të kompetencave që kanë, të mbështesin këtë agjenci, për punë të mëtutjeshme.