Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës

Zëvendëskryeministri Kuçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës

Prishtinë, 15/11/2011

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Holandës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë, e cila bashkon akademikët udhëheqës të këtij lëmi, gjyqtarët ndërkombëtarë, udhëheqës shtetesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë kornizave të konferencës, Zëvendëskryeministri Kuçi është takuar me Presidentin në largim të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Patrick Robinson dhe me atë në ardhje gjyqtarin amerikan, Theodor Meron.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, Nexhmi Rexhepi, është pritur në një takim të veçantë nga Zëvendësministri i Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë në Mbretërinë e Holandës, Fred Teeven.

Në këtë takim miqësor, Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar Zëvendësministri Teeven për progresin që Republika e Kosovës e ka bërë në fushën e sundimit të ligjit, reformave të sistemit të drejtësisë dhe politikave të qeverisë që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset e integrimeve evropiane, nga ana e tij, Zëvendësministri Teeven ka ofruar mbështetjen të mëtutjeshme të vendit të tij për proceset që po kalon Kosova.  

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësinë e thellimit dhe forcimit të bashkëpunimit reciprok në fushën e drejtësisë, ku me iniciativë të Zëvendëskryeministrit Kuçi është propozuar nënshkrimi i marrëveshjes për ekstradim, marrëveshjes për transferimin  të personave të dënuar dhe marrëveshjeve tjera për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Në këtë konferencën po marrin pjesë edhe krerët tjerë të sistemit të drejtësisë nga Republika e Kosovës duke përfshirë: Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, Kryeprokurorin e shtetit, njëherësh Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi, Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani. 

Foto Galeria