Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi: Në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka përmirësime

Kuçi: Në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka përmirësime

Prishtinë, 01/11/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Shefi i Komponetnës së Drejtësisë në EULEX, Silvio Bonfigli, sot vizituan Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku u takuan me Drejtorin e kësaj qendre, Haki Maxharraj dhe me Udhëheqësin e ekipit monitorues të EULEX-it në Dubravë, Theodorus Kuys, për të diskutuar dhe për të ndarë pikëpamjet e tyre lidhur me punën dhe arritjet e kësaj qendre. 

Lidhur me këtë vizitë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi tha: “Pata një vizitë me Shefin e Komponetnës së Drejtësisë në EULEX, Silvio Bonfigli, për të treguar angazhimin dhe përkushtimin tonë për Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), por njëkohësisht për të treguar që kemi vizion të përbashkët me EULEX-in, për përmirësimin e kushteve në SHKK. 

Pashë përmirësime të përgjithshme, por ka edhe shumë punë që duhet t’i bëjmë. Kam bashkëpunuar ngushtë dhe po bashkëpunoj me stafin e EULEX-it, në ngritjen e kapaciteteve tona në transparencën e plotë përballë qytetareve. Ne kemi logjiken të bëjmë një vijë ndarëse në mes të asaj që i thonë burg ku duhet të respektohet ligji dhe asaj që këtu kemi njerëz dhe duhet t’i respektojmë liritë dhe të drejtat e njeriut”.Ndërsa,  Shefi i Komponetnës së Drejtësisë në EULEX, Silvio Bonfigli, tha: “EULEX-i ka një marrëdhënie të afërt të punës me SHKK-në dhe është mirë që sot shohim që ekspertiza dhe përvoja jonë në Dubravë ka kontribuar në progres. Sot kemi diskutuar se si në mund të ndërtojmë decentralizimin e administratës dhe riintegrimin social të ish të burgosurve në shoqëri”.

Qendra Korrektuese në Dubravë ka kapacitet për akomodimin e 1104 të burgosurve dhe mesatarisht në mbajtje të dënimit gjendën 700 deri 800 të burgosur, ka pasur raste edhe kur e ka kaluar shifrën 1 mijë. Në Qendrën Korrektuese në Dubravë në vazhdimësi është investuar në renovimin e objekteve ekzistuese dhe në ngritjen e kapaciteteve të reja. Kohëve të fundit është investuar në ndërtimin e thertores si nevojë e domosdoshme për hapjen e fermës së gjedheve. Po ashtu, këtë vit është përuruar edhe objekti për “të dënuarit dëshmitar të mbrojtur”. Ky institucion për nga hapësira, ndriçimi, ngrohja, ventilimi, trajtimi  dhe akomodimi i të burgosurve, plotëson kushtet dhe standardet e parapara me ligj dhe standarde ndërkombëtare.Në këtë institucion gjendet spitali për trajtimin shëndetësor të burgosurve dhe 4 qendra të trajnimeve profesionale me 4 profesione, ku mbikëqyrjen e trajnimeve profesionale dhe certifikimin e bën Ministria e Punës dhe Mirëqenies Social. Po ashtu, ekziston shkolla fillore dhe e mesme me 3 profesione, për organizimin e mësimit, programet dhe stafin është përgjegjëse Ministria e Arsimit.

Krahas këtyre ekzistojnë edhe objektet përcjellëse për aktivitete kulturo-artistike dhe sportive. Amfiteatri me kapacitet prej 250 vendeve, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme të cilat organizohen nga jashtë dhe mbështetën nga Ministria e Kulturës, por organizohen aktivitete edhe nga të burgosurit dhe salla e edukatës fizike, ajo e bodibildingut, si dhe fushat e hapura sportive të futbollit. Qendra Korrektuese në Dubravë ka mbështetje të madhe nga EULEX-i. Ekipet monitoruese të EULEX-it në qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit, ofrojnë asistencë teknike të eksperteve për SHKK-në, ndihmojnë në reformimin e burgjeve, në riintegrimin e të burgosurve, trajnimin e stafit të SHKK-së, në transportin e të burgosurve, në sigurinë e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit. 

Foto Galeria