
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 41-të të mbajtur dje, ka miratuar Projekt-kodin penal të Republikës së Kosovës, të sponsorizuar dhe përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, në koordinim dhe bashkëpunim me përfaqësuesit e institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Miratimi i këtij Projekt-kodit paraqet njërin ndër angazhimet direkte të Ministrisë së Drejtësisë, për plotësimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë penale si dhe eliminimit të zbrazëtive dhe mangësive ligjore në këtë fushë.
Pas analizimit të gjerë të funksionimit të sistemit të drejtësisë, pranimit të rekomandimeve dhe sugjerimeve nga ekspertët dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare, Ministria e Drejtësisë në koordinim të plotë me faktorët vendor dhe ndërkombëtar ka finalizuar Projekt kodin penal të Republikës së Kosovës.
Në Projekt-kodin penal të Republikës së Kosovës janë përfshirë institute të reja të të së drejtës penale, janë inkorporuar dhe sanksionuar vepra te reja penale si dhe janë bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme në vazhdimësi të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës.
Të gjitha ndryshimet e bëra janë harmonizuar me konventat përkatëse të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar sundimit të shtetit ligjor dhe garantimit të të drejtave të secilit shtetas të Republikës së Kosovës.
Projekt-kodi i ri përmban risi në fushën e përfshirjes së veprave të reja penale të cilat janë konsideruar të rrezikshme për shoqërinë dhe të nevojshme për mbrojtjen e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës. Vepra të reja penale të paraparë në kapitujt e këtij kodit janë veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, veprat penale kundër jetës dhe trupit, veprat penale kundër të drejtave të votimit, veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës, veprat penale kundër integritetit seksual, veprat penale të narkotikëve, veprat penale kundër ekonomisë, veprat penale kundër shërbimeve komunale, veprat penale kundër pasurisë, veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare.
Me Projekt-kodin penal përveç fuqizimit të qëllimit të dënimit dhe risocializimit të të dënuarve është ndryshuar edhe lloji i dënimit me burgim afatgjatë deri në 40 vjet dhe me dispozitat e këtij projekt kodi parashihet dënimi me burgim të përjetshëm për veprat penale që paraqesin shkallë të lartë të rrezikshmërisë për qytetarët dhe rendin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.
Ky Projekt-kod është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe përgjegjëse për zbatim të ligjit si Gjykata Supreme, Kryeprokurori i Shtetit, profesorët e Fakultetit Juridik si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të cilat e kanë ndihmuar ketë proces përmes ekspertizave dhe komenteve profesionale.
Projekt-kodi përmban 35 Kapituj me gjithësejt 442 nene.
Hyrja në fuqi e Kodit penal të Republikës së Kosovës do të bëhet në pako me ligjet që ndërlidhen me këtë fushë e në radhë të parë ndryshimet do të pasqyrohen në Kodin e Procedurës penale dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Me miratimin e këtij Projekt-kodi do të plotësohet infrastruktura ligjore në fushën e drejtësisë penale, me qëllim të eliminimit të zbrazëtive dhe mangësive ligjore në këtë fushë si dhe të avancimit të standardeve më të larta sa i përket sundimit të ligjit dhe luftimit të dukurive negative, në përmbushje edhe të obligimeve dhe të sfidave nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Republikën e Kosovës.