
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u certifikua grupi i dytë prej 38 noterëve të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se themelimi i noterisë është pjesë e projektit të ndërtimit të sistemit të drejtësisë dhe pjesë e standardeve të domosdoshme në ndërtimin e këtij sistemi në Republikën e Kosovës. “Ne së bashku me partneret ndërkombëtar po ndërtojmë sistemin e drejtësisë, me ambicie të mëdha, e me synime që të përmbushim pritjet e qytetarëve tanë dhe partnerëve ndërkombëtar, për një sistem që ofron drejtësi për të gjithë, që respekton të drejtat e lirit e njeriut, në mënyrë që drejtësia të vendoset me përgjegjësi, profesionalizëm, paanshmëri dhe guxim. Kemi bërë shumë punë në vitet që shkuan, por, kemi edhe shumë punë për të bërë. Nëse vitet e shkuara kanë qenë vite të ndërtimit të sistemit të drejtësisë, tani janë vitet e funksionalizimit të tij”, tha ministri Kuçi.
Në anën tjetër, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, funksionalizimin e sistemit të noterisë e vlerësoi si ndihmesë të madhe për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës. “Funksionalizimi i sistemit noterial do të ketë ndikim të fuqishëm dhe mjaft pozitiv në sistemin gjyqësor, ngasë se pari funksionalizimi i noterisë i shkarkon gjykatat nga disa punë jokontestimore e administrative, forcon edhe më tutje lirit e të drejtat e njeriut dhe ngrit transparencën para qytetarëve”, tha zoti Peci.
Ndërsa, drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Markus Beachler, funksionalizimin e sistemit noterial e vlerësoi si të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Republikës e Kosovës. “Swiss Cooperation beson së sistemi funksional i noterisë është i një rëndësie të madhe për Kosovën, ky shërbim ka potencial të rëndësishëm për ofrimin e kontributit në sektorin e drejtësisë në Kosovë, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në përgjithësi. Në emër të Swiss Cooperation në Kosovë, dëshiroj të urojë 38 kandidatët e suksesshëm që kanë kaluar raundin e dytë të provimit për noter, gjithashtu, dëshiroj të përgëzoj Ministrinë e Drejtësisë për arritjet e saja sa i përket vendosjes së sistemit noterial në Kosovë”, tha drejtori Beachler.
Themelimi i noterisë dhe licencimi i noterëve, është mbështetur nga Zyra Zvicerane në Kosovë si një prej partnerëve kryesor, nga USAID-i dhe nga partnerë të tjerë, ndërsa, jetësimi i këtij sistemi pritet të fillojë nga 1 janari i vitit 2012.