
Drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Prof. Dr Zejnullah Gruda, u takua me një delegacion nga Universiteti i Durhamit të Anglisë, i kryesuar nga Dr. Jeroen Gunning.
Me këtë rast, drejtori Gruda pasi bëri një prezantim lidhur me punën e Institutit dhe arsyet e themelimit, njoftoi mysafiret me sfidat dhe vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht nga ta që për hir të informimit të drejtë, këto informacione t’i transmetojnë edhe tek studentët e tyre.
Nga ana e tyre, delegacioni i Universitetit të Durhamit ofroi mbështetje të plotë për punën e Institutit dhe premtuan angazhim që në një të ardhme të afërt të shikohen mundësitë e organizimit të një konference – ligjëratë në Universitetin e tyre, temë e së cilës do të ishte pikërisht puna e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë dhe arsyet e themelimit të tij.