
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Me rastin e hapjes së trajnimit për ndërmjetës në rajonin e Prishtinës, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, theksoi rëndësinë e institucionit të Ndërmjetësimit, si institucion i ri në Republikën e Kosovës, i cili gëzon mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të së cilës është themeluar, por edhe përkrahjen e programeve të ndryshme siç janë ato të USAID-it, UNDP-së, Projektit të Binjakëzimit, dhe organizatës CSSP.
Në lidhje me këtë, ministri Kuçi përmendi rëndësinë e shumëfishtë të Ndërmjetësimit, si mekanizëm jo vetëm për të ndihmuar sistemin gjyqësor në uljen e numrit të rasteve pranë gjykatave, por edhe për ta plotësuar atë në shumë aspekte.
Ministri Kuçi nënvizoi se ndërmjetësimi bashkëjeton me sistemin gjyqësor, meqë atij i duhet përkrahja në rastet kur marrëveshjet e arritura në ndërmjetësim duhet të përmbarohen para gjykatave të rregullta ose institucioneve tjera kompetente, e gjithashtu rikujtoi se Ndërmjetësimi duhet të shihet si mekanizëm shumë i përshtatshëm për qytetarët meqenëse marrëveshja përfundimtare arrihet ndërmjet vetë palëve, pa vendim të marrë nga një palë e tretë. Për më tepër, ministri Kuçi përmendi që kjo gjithashtu do ta kursejë financiarisht gjyqësorin tonë, duke mundësuar zgjidhjen e lëndëve në rrugë të institucionalizuara jashtëgjyqësore.
Ministri Kuçi gjithashtu përmendi punën që po bëhet nga Ministria e Drejtësisë dhe bashkëpunëtorët e saj në drejtim të kompletimit të infrastrukturës nënligjore për funksionim të mirëfilltë të këtij Institucioni, përfshirë këtu rregulloren për shkallën e kompensimit financiar për ndërmjetësues dhe rregulloren për licencimin e ndërmjetësuesve.